Speca te mbushur me djathe dhe gjize. Receta gatimi verore
Home » Si Behet » Receta gatimi » Speca te mbushur me djathe dhe gjize. Receta gatimi verore

Speca te mbushur me djathe dhe gjize. Receta gatimi verore

Speca te mbushur vetem me djathe dhe gjize. Receta gatimi.

Perberesit :

  • 4 speca te gjate 
  • 1 luge gjelle vaj ulliri
  • 250 g djathe Philadelphia (Ose djathe i shkrire)
  • 200 gr gjize
  • 1 luge caji rigon
  • 2 thelpinj hudher
  • kripë e piper 

Speca te mbushur vetem me djathe dhe gjize. Receta gatimi.

Pergatitja :

  1. Si fillim duhet te ndezim furren ne  220° C.
  2. I ndajme specat pergjysem, persegjati.
  3. I pastrojme nga farat.
  4. Ne nje tas, perziejme djathin me rigonin dhe me gjizen. 
  5. I perziejme qe te treten me njera tjetren.
  6. Shtojme edhe hudhren e prere imet.
  7. Kesaj perberje i shtojme edhe vajin.
  8. Mbushim specat me kete mase dhe ju hedhim edhe pak vaj siper.
  9. Pjekja behet per 15 minuta duke i mbuluar me nje leter alumini.
  10. 2 minuta para se ti fikni hiqeni letren e aluminit dhe rikthejini te marrin edhe pak ngjyre.

Ju Befshin Mire!!