Home » Historia ime » Endrra ne sirtarin tim…

Endrra ne sirtarin tim…

Nje mal me endrra. Ose me mire nje jete e tere me endrra. Iluzione, qe truri i prodhon me apo pa dashje, por qe ato riperterihen dhe behen deshira te paplotesuara. Eh… kjo mendja ime. Si nuk resht se menduari per ty. Skenare te paarritshme qe i nderton ne pak sekonda, atje ku edhe imagjinata nuk arrin.

Ti e ke fajin. Vetem ti. Je fajtore qe je shpirt njeriu. Ke faj qe ndricove erresiren time qofte edhe per pak. Qe erresira ime te ndricohej kishte nevoje per shume me shume drite. Kishte nevoje per shume me shume shprese dhe kurajo. Por ti… Nuk kisha pare njeri te dashuronte kaq shume sa ti me dashurove mua.

Nuk gjej fjale te te them se sa shume te dua.

Do doja te gjeja dicka te vecante, qe ti ta mbaje mend. Ndoshta do duhej edhe te veproja ndonjehere. Por jo gjithmone te rastis te gjesh njerez te guximshmem. Kur nuk ka guxim ka gjithmone humbje. Te pakten keshtu mendoj une.

Por cuditerisht kam nje lumturi ne shpirt. Kam arritur te gjej nje njeri qe do ta dua gjithmone si idhullin tim. E dua sa here marr fryme. Je njeriu i perkryer qe vetem kur e sjell nder mend, lumturohem. Edhe pse nuk do jemi asnjehere bashke prape them, s’ka gje. Isha une njeriu me faj. Pa guxim te veproj dhe te mos humbas.

Jane disa endrra qe nuk shuhen kurre, ti per shembull.

Eshte e cuditshme qe e them, por keshtu eshte. Do doja te isha me ty, nje here te vetme te shikoja nese do mundeshim bashke. Te ledhatoja fytyren tende. Frymen te ta merrja me nje puthje te lagesht. Nese vjeshta do kishte fuqine te vyshke deshirat tona, atehere do duhej te dorezoheshim ne paaftesine tone per te mbajtur te ndezur ate zjarr qe u ndez brenda nesh. Do doja gje keto endrra te mos ishin kthyer ne iluzione pa shpresa.

Por ja qe guximi mungoi. Gjithcka ngeli e harruar brenda meje. Sado qe dua te te flas, prape guximi me mungon. Jam ne mes te erresires dhe nje drite qe duket larg shume e zbehet. Dua te shkoj drejt saj, por nuk arrij te shikoj nese hapat e mi shkelin aty ku duhet. E keshtu ngelem serish vetem duke veshtruar ate drite, qe me shume zbehet nga dita ne dite.

I lutem shpeshhere mesantes te te sjelle ne endrrat e mia.

Te shikoj trupin tend te zhveshur qe zvarritet ne krevatim. Te ndiej buzet e tua te me kafshojne. Melodia e nje pianoje te me shoqeroje ndersa udhetoj mbi trupin tend. Ndersa une te puth gushen, ti te perpelitesh dhe te mbyllesh syte nga lumturia. Te mbeshtes doren ne faqe, te te shikoj ne sy. Shikimi im te humbase ne shkelqimin e tyre. Fjala “te dua” te dale natyrshem nga buzet e mia. Zeri im te tingelloje me bukur se notat muzikore me te embla qe ke degjuar ndonjehere.

Sa shume dashuri kam per te dhuruar…

Ndaloni ! Nuk kemi me te drejte te qarkulloni ne mendjen time. keshtu ju them mendimeve te mia, por… Ku ka zemer qe me degjon me. Ajo ka marre zjarr nga malli qe ka per ty. Ushqehet me iluzione nga mendja ime. Nuk me bindet. Nuk e di. Kaq shume te dua ?! Po. Kaq shume. Vete flas, vete pergjigjem.

Por jam mesuar vetem tashme. Kam ndertuar mbreterime time te vetmise dhe jam i lumtur kur ti nuk me zgjon nga endrrat e mia. Kam fshehur gjithcka brenda meje. E nese ti ngele enderr, te kam strehuar ne ndjenjat e mia qe te mos ftohesh kurre.

Je endrra ne sirtarin tim.