kur malet takohen
Home » Historia ime » Kur malet takohen…

Kur malet takohen…

Faktikisht asnje mal nuk u takua. Dhe te them te verteten asnje takim nuk ndodhi. Por jane disa momente ne jete qe mund te jene fatlume, ose shume fatale.

Te pashe… Ishe ti. Ishte e vertete. Floket e tu qe te binin mbi supe i njoha menjehere. Ecja jote ishte po e njejta. Ndersa hapat e tu perkedhelnin asfaltin e piste, une kisha ndaluar pas teje dhe vetem te veshtroja. Muzika ne makinen time buciste fort, por era qe frynte i humbiste tingujt larg. Ti nuk i degjoje. Nuk degjoje as klithmat e shpirtit tim, qe me mallkonin qe nuk e merrja guximin te te therrisja. Sa shume doja ne ato momente te thoja dicka qe ti te ktheje koken vetem per nje moment.

Doja aq shume te therrisja emrin tend, sa nuk mund ta imagjinosh.

Ndoshta frika nga refuzimi me ndaloi. Nese do kishe dashur do me kishe takuar edhe ti, por nuk e bere, mendova. Gjithsesi nuk e gjeta guximin e duhur. Kisha ndalur makinen dhe te sodisja nga larg. Nuk doja te qaja. Ndoshta kendoja, por as vete nuk po e kuptoja situaten. Nuk e di nese kendonte zeri im, apo shpirti im leshonte tinguj qe te shfrynte dhe te mos pelciste nga ai moment. Ndeza makinen. Nuk e di por kam pershtypjen se kisha ndezur edhe dy cigare njekohesisht. Dora ime varej jashte duke dashur qe tymi i cigares te mos hynte ne makine.

Xhami i hapur lejonte qe tingujt e muzikes te prishin muziken pa shije dhe me nje tingull “fiiiiuuuuu” te eres.

Shkela gazin. Makina mori shpejtesi. Nderkohe qe te afrohesha mendoja nese duhej te ndaloja apo te vazhdoja rrugen time. Nuk mund te them pa u shqetesuar, sepse do genjeja. Rralle here njeriu ju jep rendesi te rrahurave te zemres, por per mua kjo ishte nga heret e vetme. Me bere te kujtoj pas kaq kohesh se edhe une kisha zemer. Sa cudi. Njeriu jeton vetem duke marre fryme, pa e kuptuar arsyen e vertete. Ne nje moment shfaqesh ti. Atehere filloj dhe mendoj ne pak sekonda ato gjera qe kishin vdekur se bashku me ikjen tende.

Disa momente ne jete te bejne te njohesh veten dhe deshirat e tua me se miri.

Ndonese kisha kaq kohe duke pritur castin ta takoja, dicka me ndaloi. Ndoshta frika nga nje zhgenjim i momentit. Ndoshta deshira e madhe per te te perqafuar. Ishte shume i cuditshem ai moment. Mendova te mirat dhe te keqijat qe do sillte takimi, nese do behej. Lere me mire mendova. Secili nga ne kemi marre vendimin kur i kthyem krahet njeri-tjetrit. Duke menduar keshtu kisha shkelur gazin akoma edhe me shume. Te shikoja nga pasqyra e makines ndersa ecje. Keshtu u largova pa e kuptuar as une vete. Ndoshta gabova serish. Por me mire le t’ia le kohes nese me te vertete gabova.

Gjithmone kerkojme te gjejme fajtorin. Por asnjehere nuk e pyetem vetem se perse nuk beme dicka ndryshe ta shpetonim ate cfare ndertuam. Asgje nuk lind rastesisht, por as nuk vdes rastesisht. Ndodh me njerezit qe nuk i kuptojne gabimet e tyre. Nese do ishin kaq te zgjuar, nuk do kishte ndarje. As fjala lamtumire nuk do ekzistonte.

Nuk e di se si me erdhi qe te shprehem me kete menyre, por me te vertete me kishte marre malli per ty.

Do doja shume qe te te kisha jetuar disa momente lumturie me shikimin tend, por nuk dua te vras mendimet e lumtura qe ke per mua. I kam frike gabimet. Nese nje dite te duhet nje “dere” e hapur, ti e di se te une, nuk ke nevoje as te trokasesh. Ke celesat e zemres sime ne cdo kohe. Edhe pse mund te tingelloje cuditshem, eshte pikerisht keshtu. Sa here te kujtoj, buzeqesh me veten time. Aq kujtim i bukur je per mua. Nuk do pushoj se theni : Ti je lumturia e jetes sime.

Qofsh mire gjithmone. Uroj te te gjeje ajo qe ti deshiron. Nuk e di se si do mund te te uroja ndryshe. Por dicka do shtoja per lexuesin. Do ta jepja si keshille, qe edhe ata te mos benin te njejtin gabim qe une bera.

Nese nuk guxon, si do ta mesosh nese ia vlejti ose jo ???