Fasule greke.
Si te gatuajme fasule sipas kuzhines greke.
Perberesit :
- 500 gram fasule te kuqe
- 2 karota
- nje kokerr qepe
- 3-4 luge salce domateje
- 2-3 fije majtanoz te fresket
- 2 thelpinj hudher
- nje filxhan vaj ulliri
- kripe
- rigon i thate
- dy luge uthull
Pergatitja :
Vendosim groshet te ziejne vetem me uje. Kur te kene valuar, ua derdhim ujin e pare. Pastaj i leme ne zjarr derisa te fillojne te zbuten pak. Mos i zieni plotesisht.
Ne nje tave hedhim vajin e ullirit. E leme te arrije temperaturen maksimale. Qerojme hudhren dhe e presim ne copa te vogla. E hedhim ne vaj. Sapo te jete skuqur i heqim copat. Presim ne copa te imeta qepen. Skuqet avash vash me zjarr te ulet. Pastaj qerpojme karotat. Priten ne rrathe te holle. Ua hedhim qepeve siper. Perzihen vazhdimisht. Shtojme dy gota uje te nxehte. Lihet te marrin nje vale. Kane radhen te hidhen edhe kripa, pak rigon dhe salca. Perzihen derisa te behet ngjyre e njetrajtshme. Groshet kur te jene zbutur i kullojme. PAstaj i hedhim ne tenxheren qe po pergatitet salca. Lihen te ziejne. Gati pa u zier hidhni majdanozin e prere imet. Pasi ti fikni, shtoni dy luget e uthulles. Vendosni kapakun dhe lerini te pushojne.
Fasulet sipas kultures se kuzhines greke jane gati.