Si te instalojme Skype ne kompjuter Tutoriale shqip internet ne shtepi
Home » Si Behet » Teknologji » Si te instalojme Skype ne kompjuter. Tutoriale shqip me fotografi

Si te instalojme Skype ne kompjuter. Tutoriale shqip me fotografi

Si te instalojme Skype ne kompjuter.Tutoriale shqip

Nje nder aplikacionet me te perdorura per shume familje shqiptare , eshte skype. Perdorimi i tij eshte shume i thjeshte per rinine. Per moshat pak me te medha eshte normalisht me i veshtire. Ne kete tutorial do mesojme se si te instalojme skype ne kompjuter.

Ndiqni udhezimet e meposhtme te ilustruara me fotografi ne menyre qe ta keni sa me te lehte.

Fillimisht vizitojme faqen zyrtare te Skype duke klikuar ketu www.skype.com . Do hapet faqja zyrtare e skype.

1-si-te-instalojme-skype-ne-kompjuter-tutoriale-shqip-me-fotografi

Hapi i radhes eshte te shkoni te butoni Download Skype dhe te klikoni mbi te. Ne italisht do keni fjalen Scarica Skype. (Klikoni mbi fotografi qe te hapet qe te shikoni me mire veprimin)

2-si-te-instalojme-skype-ne-kompjuter-tutoriale-shqip-me-fotografi

Do shikoni ne krahun e majte qe do filloje te behet download (te shkarkohet) aplikacioni Skype. Nese keni internet ne shtepi qe kalon nje shpejtesi 5 mb/s nuk do vonoje shkarkimi. Klikoni te aplikacioni i sapozbritur qe te beni instalimin e tij. Mund te ju hapet nje dritare sigurie e programit Windows. Pranoje pa problem. Skype eshte nje aplikacion i sigurte qe nuk permban virus. Gjithmone kjo kur eshte shkarkuar nga faqja zyrtare e Skype.

3-si-te-instalojme-skype-ne-kompjuter-tutoriale-shqip-me-fotografi

Do filloje ekzekutimi (instalimi) i aplikacionit Skype. E quajme ekzekutimi sepse eshte executable file (skype.exe), dmth skedar i ekzekutueshem.

4-si-te-instalojme-skype-ne-kompjuter-tutoriale-shqip-me-fotografi

Dy hapat e radhes do jene per te pranuar kushtet e perdorimit te aplikacionit Skype.

5-si-te-instalojme-skype-ne-kompjuter-tutoriale-shqip-me-fotografi

Beni durim qe te behet instalimi. Mund te zgjase disa minuta ne varesi edhe te kompjuterit qe keni.

6-si-te-instalojme-skype-ne-kompjuter-tutoriale-shqip-me-fotografi

Sapo te behet instalimi i Skype, automatikisht do hapet aplikacioni ne desktopin tuaj.
Nuk ju ngelet gje tjeter tani, vecse te shkruani emrin e perdoruesit dhe fjalekalimin. Nje opsion tjeter eshte te identifikoheni me adresen e e-mailit tuaj.
7-si-te-instalojme-skype-ne-kompjuter-tutoriale-shqip-me-fotografi

Nese nuk keni nje adrese Skype mos u shqetesoni.

Kemi menduar per ju. Ndiqni udhezimet ne artikullin perkates duke klikuar KETU
Normalisht qe te beni te gjitha veprimet e mesiperme, ju duhet te keni internet ne shtepi.