Keto janë pijet që pastrojnë veshkat.
Home » Studenti Online » Dega Mjekesi » Keto janë pijet që pastrojnë veshkat.

Keto janë pijet që pastrojnë veshkat.

Keto janë pijet që pastrojnë veshkat

Keto janë pijet që pastrojnë veshkat.

Veshkat janë organet tona me te rendesishme të cilat i filtrojnë toksinat jashtë trupit. Toksinat mund të ndikojnë në tërë trupin tuaj. Ndaj nuk ka dyshim se kujdesi ndaj veshkave është thelbësor për shëndetin tuaj të përgjithshëm.
Pa aplikimin e një diete të organizuar, konsumim të rregullt të ujit dhe pastrim të trupit, toksinat mund të mbesin në trup dhe të dëmtojnë veshkat, mëlçinë dhe te gjitha organet përreth.

 

Por ekzistojnë disa pije të cilat ndihmojnë në pastrimin e veshkave nga toksinat, te cilet janë :

 

Keto janë pijet që pastrojnë veshkat.

1. Lëngu i boronicës së kuqe.

Boronica e kuqe ka vite që cilësohet shume e shendetshme . Studime të shumta tregojnë se boronicat mund të ndihmojnë në luftimin e infeksioneve në traktin urinar, duke eliminuar bakteret e shumta. Boronica gjithashtu pastronë veshkat nga oksalati i kalciumit, njëri nga kontribuesit kryesorë në krijimin e gurëve në veshka. Kur blini lëng boronice, gjithmonë zgjidhni ato që janë më organike, ose bëjeni vetë lëngun.

 

2. Lëngu i panxharit.
Edhe panxhari dhe lëngu i tij është një pije mjaft efikase per veshkat. Ka antioksidantë të cilët përmirësojnë kualitetin e urinës dhe aciditetin. Kjo mund t’ju ndihmojë në pastrimin e fosforit të kalciumit që krijohet në veshkat e njeriut. Largimi i kalciumit nga veshkat jo vetëm që përmirëson funksionin e tyre, por edhe ul gjasat e zhvillimit të gurëve ne veshka .

 

3. Lëngu i limonit.
Limoni eshte mjafte i shendetshem per organizmin e njeriut por sidomos per veshkat.
Sipas studimeve te shkencetarve lëngu i limonit rrit nivelet e citratit në urinë, një faktor i cili parandalon formimin e gurëve në veshka. Për një pastrim të shpejtë të veshkave me limon, shtrydhni 4-5 copë limonë në ujë të ftohtë dhe pijeni atë.