Ja cilat janë profesionet që kanë më shumë psikopatë. gazetar
Home » Studenti Online » Dega Psikologji » Ja cilat janë profesionet që kanë më shumë psikopatë.

Ja cilat janë profesionet që kanë më shumë psikopatë.

Ja cilat janë profesionet që kanë më shumë psikopatë.

Ekzistojnë me të vërtetë psikopatë që kanë sukses në punën e tyre?

Sipas një studimi të bërë nga psikologu Kevin Dutton të quajtur “Psikopatët e mëdhenj anglezë” janë listuar 10 profesionet që kanë numrin më të madh të psikopatëve. Ja cilat janë :

Ja cilat janë profesionet që kanë më shumë psikopatë. gazetar

  1. CEO (shef / drejtor i përgjithshëm)
  2. Avokat
  3. Media (Tv / Radio)
  4. Agjent shitjesh
  5. Kirurg
  6. Gazetar
  7. Polic
  8. Anëtarët e klerit
  9. Shef kuzhine
  10. Nëpunës publikë

 

Ndërsa profesionet që kanë më pak psikopatë janë:

  • Asistent mjekësor
  • Infermierë
  • Artizan
  • Estetiste – Parukiere / Nail Artist
  • Vullnetarë
  • Artist
  • Kontabilist

 

 

Edhe pse njerëzit mendojnë se “psikopat” do të thotë vrasës, shumë njerëz me tendenca të tilla nuk janë kriminelë. Ja cilat janë disa nga karakteristikat e psikopatëve :

 

  • Të sigurt në vetvete
  • Të ftohtë
  • Sharmantë
  • Manipulues
  • Egocentrikë
  • Nuk e vrasin mendjen
  • Ruajnë qetësinë
  • Besojnë shumë te vetja
  • Nuk njohin frikë
  • Kanë tendencë të jenë shumë të shoqërueshëm
  • Mungesa e ndjeshmërisë
  • Mungesa e mëshirës

 

Këto persona nuk e zgjedhin të jenë apo jo psikopat, ato janë të tillë. Psikopatin nuk e bën një gjë e vetme, por tërësia e këtyre elementeve së bashku. Ato nuk e kanë të vështirë të veprojnë vetëm. Nëse shikohet lista e profesioneve, atëherë mund të arrihet në përfundimin që këto karakteristika në kontekste të caktuara, mund të jenë të dobishme.

Kjo nuk do të thotë që çdo CEO ose avokat është psikopat ose që ka tendenca të tilla…(edhe pse nuk e përjashtoj një mundësi të tillë).

 

Psikopatë të suksesshëm ?

Pasi lexuat karakteristikat kryesore të psikopatëve po mendoni që shefi juaj ose një koleg është psikopat? Nëse është kështu, po ju them se disa persona supozojnë se të pasurit e një personaliteti psikopatik në fushën profesionale përbën avantazh. Sipas tyre, ka mundësi që ngjitja e shkallëve të suksesit nënkupton krijimin e një personaliteti psikopatik për këtë arsye ekzistojnë “psikopatë të suksesshëm”.

Pra, të qenit psikopat është çelësi i suksesit.

Nga Orjona D.