Je mendimi im i parë.
Tingull zgjues çdo mëngjes.
Je e fundit dashuri.
Puhizë mbrëmjeje,
që më ndez.
Je arsyeja më e thellë,
e çdo hapi që unë hedh.
Histori më të pabesueshme.
Nuk kam njohur ndonjë herë.
Nuk më ndahesh,
e s’të ndahem,
brenda qenies sime bredh…..