
Kur fillon te humbesh ndjenjat. Kur dashuria nuk eshte si me pare.
Dashuria e perjetshme nuk ekziston ne te gjitha rastet. Sigurishte qe te gjithe ne duam te kemi dike per tere jeten prane. Por jo gjithmone ja arrijme te kemi ate te duhurin/en. Nuk kemi pse te ndihemi aspak fajtor nese ndjenjat fillojne te zbehen. Detyrimishte qe do te ndodhe dhe ne njefare menyre eshte normale. Dashuria eshte shume e zellshme ne fillim. Tek te gjithe ciftet eshte nje periudhe lulezimi ne dashuri. Kjo per arsye se ndihen te afert, shijojne cfare kane, dhe ndihen me fat. Por sigurishte qe me kalimin e viteve rriten edhe pergjegjesite. Mbase fillon te kuptosh me mire se cfare meriton.. E kur e krahason me cfare ke behesh skeptik.
Ndjenjat jane te perkohshme.
Ne nje fare menyre nese nuk investojme ne to, do te zbehen… Nuk mjafton gjithmone te jemi mire fizikishte. Ndaj edhe ndodh kjo ftohja e ndjenjave. Meshkujt pasi behen me familje priren te investojne me shume nga ana materiale sesa ajo shpirterore. Keshtu ndaj bashkeshorteve fillojne e ngarkojne pergjegjesi familjare duke e larguar ate ngrohtesine shpirterore. Kjo nuk eshte aspak e shendetshme per nje lidhje. Ndjenjat duhet te jene primare mbi te gjitha. Mbeshtetja shpirterore dhe emocionale eshet paresore ne jetegjatesine e nje lidhje. Mbi te gjitha kurrsesi mos e beni nje lidhje te jete monotone.
Pergjegjesia e kujt?
Eshte e kuptueshme tendenca qe kane ciftet per te hedhur fajin larg vetes. Normalishte qe asnjeri nuk ka deshire te mbetet fajtor per ndarjen. Ndaj edhe nisin te hedhin pergjegjesite large vetes. Kjo ndodh krejt natyrshem. Pastaj fillojne te kerkojne edhe mbeshtetjen shpirterore ndaj te tjereve. Te cilet ne keto raste ia bejne gropen me shume lidhjes. Disa tipa jane te dashuruar pas ndjesise te te dashuruarit vazhdimisht. Aq sa shpesh mund edhe te quhen te dashur serial. E ne fund nuk e dine se ke po dashurojne dhe ke lane pas kraheve.
Si duhet te sillemi kur dashuria nuk eshte me si me pare?
Thjeshte ka ardhur koha te ndodhe. Sado te perpiqesh ti nuk e zhben dot ftohjen emocionale qe ke. Keshtu qe ske as pse te ndihesh sikur ke bere krim. Nese e sheh se partneri juaj nuk po ben asnje perpjekje atehere mire ben qe edhe ti te heqesh dore. Nuk ke pse te rendesh pas dickaje qe nuk ben asnje perpjekje per te ardhur drejt teje. Ne keto situata perpjekja e njerit eshte e barasvlefshme me zero. Pasi i vetem nuk ben dot asnje ndryshim. S’keni arsye pse te zhvisheni nga pergjegjesite por aq me pak qe te kembengulni per te vazhduar dicka qe ska ndjenje ne mes.
Cfare duhet te beni ne kete rast?
Pike se pari te vini ne dijeni partnerin/en se asgje nuk po ndryshon. Te tregoheni te bindur per ndjenjat qe keni dhe kishit. Mos permendni situata te pakendshme. Thjeshte shpjegohuni per cfare keni per te thene. Beni mire te thoni haptazi shqetesimin qe keni. Por sigurishte qe duhet te jepni edhe mundesi zgjidhje gjithashtu. Mos thoni : – Duhet te ndahemi. Por :- Cfare do te bejme ne kete raste te dy se bashku? Keshtu do te jeni me te ndershem me veten dhe me ate njekohesisht….