Buke me kos dhe veze ne furre.
Receta gatimi.
Jemi mesuar qe buken e forcuar ta hedhim ne mbeturina. Asnjehere nuk kemi mundur ta perdorim per dicka buken e ftohur. A e keni menduar se mund ta gatuani ne menyre shume te shijshme. Ja ku po ju japim ne nje ide.
Perberesit :
- 1 Buke
- 2 Gota e gjysme kos
- 4-5 Veze
- 150 Gram djathe kackavall
- 100 Gr djathe i bardhe
- 1 Filxhan kafeje vaj
Pergatitja :
Merrni nje tepsi dhe lyejeni me vaj. Shtroni nje shtrese kos. Siper tij vendosni buken e ndare ne copa. (Copa jo shume te vogla). Pastaj perzieni kosin me vezet. Hidheni masen siper bukes. Dhe si shtrese te fundit vendosni djathin e grire. Lyejeni persiper me vaj. Vereni ne furre per 25 minuta ne 190 grade. Pastaj nxirreni dhe ndajeni ne porcione.