Analizë e romanit “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” Letersia shqiptare Figura e groteskut
Home » Studenti Online » Dega Gjuhe-Letersi » Analizë e romanit “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”

Analizë e romanit “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”

Analizë e romanit “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”.

Gjeneral i ushtrisë së vdekur është roman i ndëshkimit moral të shkaktarëve të luftës. Sintagma – ushtri e vdekur – është e pazakonshme sepse ushtria ushtria është jo vetëm e gjallë, por edhe mishërim i forcës njerëzore më të fuqishme.

Analizë e romanit “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” Letersia shqiptare Figura e groteskut

Titulli

Në titull ushtria cilësohet e vdekur, prandaj fjala ushtri është shndërruar në të kundërtën e vet. Ushtria e vdekur është një abstraksion simbolizues për një tragjedi , por është edhe një grotesk dhe paradoks sepse ofron një shëmbëlltyrë letrare fantazmogonike. Titulli është formuar mbi gjedhën e jetës së përditshme, konkretisht është formuar mbi gjedhën: ushtria fashiste dhe gjenerali i ushtrisë fashiste, që kanë qenë terma karakteristik të asaj periudhe. Fashizmi si çdo sistem tjetër luftësjellës është barazuar me vdekjen.

Fabula

Fabula e romanit është edhe më e veçanta edhe në letërsinë botërore, është edhe më tërheqëse. Ajo është ngritur mbi një veprim tmerrues: zhvarrimin dhe mbledhjen e eshtrave të ushtarëve të vrarë. Një gjeneral i huaj dhe një prift vijnë në Shqipëri në fillim të viteve ’60 për të zhvarrosur eshtrat e ushtarëve të vrarë gjatë luftës së dytë botërore. Duke nxjerrë nga toka mijëra skelete, gjatë 2 viteve ai krijoi ushtrinë e paparë të të vdekurve ose siç e quan edhe ai me ironi: armatën e madhe të Najlonit. Kjo është edhe arsyeja që ai quhet gjeneral i  ushtrisë së vdekur.

Në këtë fabul të pabesueshme bashkëjetojnë të gjallët me të vdekurit, si në baladat shqiptare. Duke gërmuar të gjallët zbresin në botën e të vdekurve, në Hades, kurse të vdekurit e zhvarrosur në botën e të gjallëve. Fabula në këtë roman ka disa funksione:

  • Rikrijon intenerarin e krimeve dhe dështimeve të ushtrisë fashiste;
  • Paraqet lavarin e ndëshkimit moral të gjeneralit;
  • Zbulon thyerjen morale të gjeneralit;
  • Krijon portretin e shqiptarit liridashës, human dhe fisnik.

 

Personazhet

Gjenerali dhe prifti thyhen para epërsisë morale dhe njerëzore të shqiptarëve. Nëpërmjet episodeve të shumta krijohet portreti i shqiptarit me tipare historike dhe legjendare. Ky është një portret ansambël me një varg figurash episodike. P.sh.:

  • Figura e malësorit Nik Martin mishëron atdhedashurinë, trimërinë;
  • Plaka Nicë është shëmbëlltyrë e fatit tragjik, e papërkulshmërisë dhe vetëpërmbajtjes;
  • Mullisti mishëron humanizmin;
  • I zoti i dasmës ka fytyrën e mirësjelljes dhe të fisnikërisë.

 

Koloneli Z i zhdukur përbën të fshehtën e madhe. Ky personazh është çelësi i kureshtisë më të madhe në roman. Nëpërmjet rrëfimit të plakës Nicë del portreti i vërtetë i kolonelit. Ai është personazh enigmatik. Fundi i tij, i vrarë me sëpatë nga një grua shqiptare është një simbol grotesk i fundit të tij. Fati tragjiko – komik i eshtrave të tij është fati tragji – komik i gjithë ushtrisë së vdekur. Kemi priftin dhe gjenralin që kërkojnë të mbledhin këtë ushtri të vdekur; njëri është komandant i kësaj ushtrie, kurse tjetri pagëzues i saj.

Figura e groteskut në roman

Edhe skeletet paraqiten si personazhe sepse ato dalin mbi tokë, udhëtojnë me kamionë e avionë si të ishin udhëtarë. Fabrika që ka prodhuar për ta uniformën ushtarake ka prodhuar edhe një thes najloni. Për ta mbahet një banket siç bëhet për pagëzimet e të gjallëve. Kjo lloj “ringjallje” e tyre është një element grotesk për farsën që luhet me ushtarët jo vetëm në vdekje, por edhe pas vdekjes.

Rreshtimi i tyre i rikujton gjeneralit marshimet e tyre të bujshme. Ushtria më e tmerrshme në historinë e njerëzimit është në dorën  komunales. Gjenerali dhe prifti barazohen me punëtorët e komunales, pra këto dy figura të lartësuara në vendin e tyre në Shqipëri janë në rolin e varrmihësit. Punëtorët e komunales janë varrmihës me kazmë, kurse këta të dy varrmihës me statistika dhe harta në duar.

Shkalla më e lartë e groteskut në roman arrin kur ushtarët, dikur të gjallë janë zëvendësuar me një kryq në hartat gjeneralit. Me anën e kryqit ai tregon vendndodhjen e tyre. Këto ushtarë që u sakrifikuan për pushtetin tani janë barazuar me shenja konvencionale. Kryqi, eshtrat dhe thesi shenojnë fundin e tyre në asgjë.