Perkrenarja, Helmeta e hyjnorit GJERGJ KASTRIOTI. Simbolet e tyre. Mitoligjia Filozofi
Home » Studenti Online » Dega Gjuhe-Letersi » Perkrenarja, Helmeta e hyjnorit GJERGJ KASTRIOTI. Simbolet e tyre.

Perkrenarja, Helmeta e hyjnorit GJERGJ KASTRIOTI. Simbolet e tyre.

Perkrenarja/Helmeta e hyjnorit GJERGJ KASTRIOTI. Dhia e eger dhe sinjifikativa e ketij simboli pagan. Zana-Ilire dhe Amalthea (Mitologjia).

*”Aleksandri i madh i Maqedonise(356-323p.k.) dhe Pirro Mollosi i Epirit(319/318-272p.k.)”;…

Dihet se Perkrenarja e zbukuruar me Brire dhie fillimisht eshte perdorur nga”Aleksandri i Madh (356-323p.k.)”. Nena e tij Epiriote “Olimpia(375-316p.k.)”, e cila ishte e bija e mbretit te Epirit “Neoptolemeu i I-re (370-357p.k.)”i , kishte ngulitur thelle ne ndergjegjen e tij se Aleksandri ishte i biri i Zeusit.

Si i tille, ai gezonte atributet e nje”gjysem-perendie”. Po ashtu, i njejti simbol u perdor me vone edhe nga kusheriri i II-te i “Aleksandrit te Madh”. Ky i fundit ishte Mbreti i fuqishem i Epirit “Pirro Mollosi (319/318–272p.k.)” i biri i mbretit Ilir “Aeakidi” dhe mbretereshes “Fthia” nga Thesalia.

Filozofi grek “Plutarku”, tek vepra e tij “Jetet paralele” shkruan :

“Pirron ne fillim nuk e dallonin dot sepse nuk kishte perkrenare, por pastaj kur e kuptoi kete gje dhe vendosi perkrenaren, ai u njoh nga pupeza e larte dhe briri i cjapit”.

Perkrenarja, Helmeta e hyjnorit GJERGJ KASTRIOTI. Simbolet e tyre. Mitoligjia Filozofi

*”Dhia e eger, atribut i Zanes-Ilire”;….

Sipas tradites tone te lashte, “Dhia e eger” eshte hyjnizuar dhe ngritur deri ne shkallet me te larta te Panteonit-Pellazg, duke u shenjteruar si ruajtese e forces se perendeshave pagane Pellazgo-Iliro-Arbnore te cilat i njohim si “Zanat e malit”.

Prof. Jaho Brahaj shkruan :

“Ne epiken heroike te Popullit tone, kur kreshniku Muji arrin te kape dhite e egra me brire prej dukati, Zanave te plotfuqishme e cudiberese qe njeriun e benin gur dhe prape njeri, ju iken forca. Ato behen si gra fshati te zakonshme sepse ishin pikerisht briret e dhise qe ruanin forcen e tyre” .

Sipas mendimit tim, nje deshmi e patjetersueshme qe lidhet me trashegimine tone materiale, e cila eshte po aq e lashte sa Kombi-Shqiptar, eshte e mrekullueshmja “Lahute e Malesise”. Ky instrument muzikor i jashtezakonshem i cili ne shumicen e rasteve vjen i punuar, duke e zbukuruar me koken e Dhise se eger, si atribut i Zanes Ilire.

Prof. Sherif Delvina thote :

Ne nje krahasim qe eshte bere ndermjet Zanes Ilire, Dianes romake, dhe Artemisit grek, na rezulton se tek Zana Ilire, si karakteristike dalluese kryesore eshte Dhia e eger”…..

*Cfare eshte”Dhia Amalthea/Amaltheia”, nje emer me te cilin eshte pagezuar njera nga henat e planetit Jupiter por edhe nje kostelacion/yjesi”Capra(Dhia)” e cila rrethon yllin”Capella”?!….

Perkrenarja, Helmeta e hyjnorit GJERGJ KASTRIOTI. Simbolet e tyre. Mitoligjia Filozofi

Sipas mitologjise greke ;

“Kur Rhea lindi Zeusin, ajo e fshehu ate ne nje shpelle. Shpella ndodhej ne malin Ida ne ishullin e sotem te Kretes. Kjo per arsye se babai i tij Kronos, nuk do te ishte ne gjendje per ta gjetur ate duke e gelltitur ashtu sic kishte vepruar me femijet e tij te meparshem ! Zeusi i mitur u strehua brenda shpelles se shenjte te “Popullit te lashte Minoan (Pellazg)“. Kjo njihej ndryshe si “Diktaeon Antron”, ne malin Dikti (2148m), ne pjesen lindore te Ishullit te Kretes. Ketu u rrit duke u ushqyer nga qumeshti i nje dhie te shenjte e njohur si”Amalthea/Amaltheia”.

Historia e brireve :

Nje dite,i riu Zeus duke luajtur me Amalthean,ai aksidentalisht i keputi njerin nga briret e saj ku u detyrua qe ti kerkoje ndjese por gjithashtu ne shenje mirenjohje, Zeusi e bekoi kete bri te thyer ne menyre qe poseduesit e ketij objekti do ti plotesoheshin te gjitha deshirat..Briri i thyer i Amaltheas u be i njohur si briri i bollekut duke sherbyer si nje simbol i bollekut te perjetshem..

Amalthea nderroi jete dhe Kronos versuli Titanet per te vrare te birin. Zeusi e rropi Dhine-Amalthea, mendeshen e tij, dhe lekuren e saj e perdori si mburoje ne luften kunder Titaneve ku doli fitimtar.etj

Atributet e Zeusit :

Gjithashtu, vlen per tu theksuar se Atribut i Zeusit (Mbreti i Perendive) ishte edhe Shqiponja. E cila i solli rrufene gjate perplasjes me Titanet. Pikerisht te tre keto simbole pagane me origjine Pellazge (para-Helene) si”Shqiponja, Dhia e eger dhe Rrufeja” u perdoren ne nje menyre te mire’integruar nga vete hyjnori”GJERGJ KASTRIOTI”…

Perkrenarja, Helmeta e hyjnorit GJERGJ KASTRIOTI. Simbolet e tyre. Mitoligjia Filozofi

Simbolet qe perdori Zeusi :

Simboli i rrufese se Zeusit, fillimisht eshte perdorur nga Hoplitet greke. Me vone, mori nje perdorim shume te gjere nga legjionaret romake ne mburojat e tyre deri ne vitin e renies se Romes(476). Po ashtu, paraqitja e simbolit te rrufese ishte e pranishme edhe tek disa nga mburojat e Luftetareve-Ilire. Ku kryesisht paraqitej “Dielli (Perendia kryesore)”por edhe Luftetaret-Thrake e perdornin pjeserisht! Kur hyjnori GJ.KASTRIOTI krijoi ushtrine e tij elitare (2-mars-1444) duke e pagezuar me emertimin”Garda Pretoriane”, ai i bente jehone formacionit ushtarak qe mbronte qytetin antik te Romes. I njohur si “Kohorta Pretoriane” ku simboli kryesor i paraqitur mbi mburojat e tyre kishte qene”Rrufeja e Zeusit”.

Nga Paulin Zefi