E kishit menduar se mund te beni tosta ne tave? Ja sa e thjeshte eshte.
Jemi mesuar te bejme tosta vetem ne tostiere. Por mund te provojme edhe dicka ndryshe. Te pakten do te bejme ne 4-5 minuta nje tepsi me tosta 🙂 ! Ja cfare iu duhet dhe si te veproni.
Perberesit :
- Panine te vogla 5-6 cope
- Feta proshute
- Feta djathi toste
- Pak djathe kackavall i grire
- Pak gjalp
- Edhe tava e qelqit per ne furre.
Pergatitja :
Si fillim presim te gjithe paninet ne mes. Pastaj i lyejme te gjitha me pak gjalp perbrenda.
Vendosim nje fete djathe dhe nje fete proshute per secilen.
I radhisim ne tave dhe i lyejme me gjalp te shkrire siper. Gjithashtu iu hedhim siper edhe pak djathe kackavall.
I veme ne pjekje per 4 minuta ne 180 grade. Nxirrini dhe servirini!