
“538-vite nga fundi dramatik i epokes me te lavdishme ne Historine e Kombit-Shqiptar”
“ARBERIA” ! Zonja hijerende e Kontinentit-Europian, i nenshtrohet obskurantizmit oriental me dt.25-janar-1479 kur ne Stamboll u nenshkrua marreveshja e paqes ndermjet Republikes Veneciane dhe Perandorise Osmane.
Mbreteresha e qyteteve Shqiptare “Shkodra” dhe keshtjella e saj legjendare “Rozafa” , i dorezohen Perandorise Osmane pas nje rrethimi totalisht te deshtuar perballe qendreses titanike te qytetareve Shkodrane.
Ne baze te kesaj marreveshje e cila u ratifikua ne Venecia me dt.25-prill-1479, “Shkodra, Lezha, Drishti, Danja dhe Zhabjaku” do ti kalonin Perandorise Osmane. Ndersa Durresi, Ulqini, Tivari, Butrinti dhe Ishulli i Lezhes do te mbeteshin nen administimin e Republikes Veneciane.
Kasapi i Arberise dhe krimineli “Sulltan Mehmeti” i II-te fatih (1432-1481) ishte larguar nga Shkodra i mbuluar me turp qe me dt.7-shtator-1478.
Por ai kishte caktuar Ahmet Pashen & Ahmet Bej Evrenozin qe ta vazhdonte rrethimin edhe gjate stines se dimrit ku Shkodranet rezistuan ne nje menyre te pabesueshme. Kjo deri ne momentin kur Senati Venecian do tu nderpriste furnizimin me ushqime dhe armatime. Keshtu u imponua dorezimi i keshtjelles se shenjte te Rozafes me kushtin e vetem qe garnizonit ti falej jeta nga ana e ushtrise se hatashme e cila komandohej nga barbari “Ahmet Bej Evrenozi“.
Shkodra u zbraz plotesisht nga qytetaret e vjeter dhe banoret e saj autokton Arber te cileve ju garantua strehimi i sigurte ne Venecia. Senati Venecian e mirepriti solemnisht vendimin.
Ata qe vendosen te qendrojne u shperngulen perkohesisht ne brigjet e liqenit te Shkodres prane Kishes Katolike te Shen Rrokut (Shiroka).
Kur tentuan qe ti afrohen qytetit te tyre te dashur, u masakruan pa meshire nga ushtaret osmane dhe familjet turke. Ata tashme, e kishin kolonizuar qytetin e shkermoqur nga luftimet e tmerrshme. Ne keto kushte, “Arberit qe i mbijetuan masakres” kerkuan strehim ne grykat e thella te Alpeve Shqiptare. Ata qendruan nen aureolen e Fiseve te pamposhtura “Shale dhe Shosh” me origjine nga Rrafshi i Dukagjinit (1432).
Lufta e tyre e panderprere kunder osmaneve, vazhdoi me shume sukses edhe pas vdekjes se Liderit te tyre, Princi jone famemadh”LEKA i III-te DUKAGJINI (1410-1481)”.
Perlat arkitekturore te qytetit u bastisen, u dogjen dhe u kthyen ne germadha. Me pas shumica prej tyre u shkulen akoma edhe qe nga themelet.
- Kishat Katolike “Zoja e Shkodres (Zoja e Keshillit te mire)
- Kisha e Shen Nikollit
- Kisha e Zojes se Paperlyer
- Kisha e Shen Kryqit
- Kisha e Shen Maria Magdalenes
- Kisha e Shen Premtes
- Kisha e Shen Aponalit
- Kisha e te gjithe Shenjtenve
- Kisha e Shen Teodorit & Shen Damjanit (Shen Mjeket)
- Kisha e Shen Ilise prane Kuvendit Dominikan (1444)
- Kisha e tregtareve raguziane Shen Vlashi (kjo u shnderrua ne hamam)
Te njejtin fat paten edhe Kishat Ortodokse Arbnore si :
- Kisha e Shen Llazarit
- Kisha e Shen Pjetrit (Manastir)
I vetmi objekt religjioz i Krishtere qe i mbijetoi shkaterrimit total ishte “Katedralja e Shen Shtjefnit” te cilen e percudnuan duke e adaptuar si Xhami osmane. E pagezuan me ermrin e anti-Shqiptarit me te madh ne Histori “Sulltan Mehmeti” i II-fatih.
Ky objekt qe akoma sot pershfaq reminishenca nga e kaluara jone me e erret. Disa nostalgjike qe nuk besojne as ne ZOT, kerkojne qe ti vene kazmen nje “Harmonie Fetare shembullore” e cila ndoshta, na ka mbetur si i vetmi virtyt me te cilin “Ndjehemi krenar perpara botes se qyteteruar” !!!