Qumeshtor. Receta gatimi tradicionale. Gatime shqiptare
Home » Si Behet » Receta gatimi » Qumeshtor. Receta gatimi tradicionale.

Qumeshtor. Receta gatimi tradicionale.

 Qumeshtor. Receta gatimi tradicionale.

 Qumeshtor. Receta gatimi tradicionale. Gatime shqiptare

Perberesit :

  • 2 litra qumesht
  • 6 kokrra veze
  • Gjysem filxhan caji sheqer
  • 1 vanilje (1 luge caji)
  • 3 luge gjelle miell
  • 5 luge gjelle niseshte
  • Nje filxhan kafeje vaj

Pergatitja :

Qumshtin e veme te zieje. Kur te zieje ndajme pak qe ta perdorim ne vazhdim. (Me shume se nje filxhan caji.)

(Ngrohim furrin ne 180 grade) Lyejme nje tave me vaj dhe e fusim ne furre te nxehet.

Ne nje ene te thelle rrahim vezet, sheqerin, miellin, niseshte. Keshtu perhapet tere niseshtja. Shtojme qumeshtin qe ndame me pare. I perziejme mire. Do na formohet nje mase e ngjeshur.

Keshtu fillojme e hedhim  ne tenxheren qe kemi ne zjarr. Rrim tere kohen duke e perzier mire qe te mos ngjitet.

Keshtu do mpikset tere qumeshti. Nxjerrim tepsine nga furra. Marrim tere masen qe kemi ne tenxhere dhe e hedhim ne te. Pastaj e lyejme persiper me veze.

E vendosim ne furre te piqet ne 250 grade per 15 minuta. E provojme me pirun nese eshte pjekur, nese jo e leme akoma derisa te marre ngjyre te kuqerremte.

 Qumeshtor. Receta gatimi tradicionale. Gatime shqiptare

Kur te jete pjekur e nxjerrim nga tava dhe e presim ne kube ose sikur te keni deshire.

 

JU BEFTE MIRE!