Cfare eshte 7 Zip
Si te instaloj ne kompujter kete program
Programe arkivimi
7 Zip eshte nje program qe na mundeson arkivimin e dokumenteve qe ne kemi ne kompjuterin tone. Nese kemi materiale audio-video ne pajisjet tona elektonike, eshte e keshillueshme te krijojme dokumente arkivimi. Kjo per arsye se leshojme hapesire ne kompjuterin tone.
Ne nje artikull tjeter ju kemi treguar rendesi e nje programi te ngjashem por shume te rendesishem qe quhet WinRar.
Ne artikullin e sotem do mesojme se si te instalojme ne kompjuterin tone kete program kaq te nevojshem. Perdorimi i tij eshte shume i thjeshte. Hapi i pare qe duhet te bejme eshte te vizitojme faqen zyrtare te ketij programi duke klikuar KETU.
Ne faqen qe hapet shikojme ne krahun e majte disa opsione.
- Zgjidhni gjuhen me te cilen deshironi te instalohet programi
- Versioni me i ri i 7-Zip eshte 16.04
- Shkarkoni 7-Zip per Windows 32-bit
- Ose 7-Zip per Windows 64-bit
- Ka edhe versione te tjera per sisteme operimi si LINUX.
Tani eshte momenti te kini kujdes se cfare do zgjidhni. Ne baze te sistemit operativ qe keni te instaluar ne kompjuter do zgjidhni edhe versionin e 7 Zip.
Nuk e dini cfare sistemi operativ keni ? Mesojeni duke klikuar KETU.
Pasi te jemi siguruar cili version na nevojitet (32 ose 64 bit) klikojme mbi fjalen DOWNLOAD te versionit qe duam.
Nese keni windows 64 bit klikoni te fjala download qe te filloje shkarkimi ne varesi te sistemit operativ.
Klikoni mbi programin qe shkarkuat per te filluar procesi i instalimit.
Klikoni mbi butonin Install qe te shkoni te hapi tjeter.
Qe te perfundoje procesi i instalimit kerkohet qe te behet nje fikje dhe ndezje e kompjuterit (Restart). Konfirmoni duke klikuar YES.
Kaq ishte. Tani shikoni nje demostrim te vogel se si mund te arkivoni dokumentet qe keni ne kompjuter me 7Zip.
Zgjidhni nje zarf me dokumente qe ta fusim ne dosje (arkiv). Zakonisht ne dosje fusim dokumente te cilat i perdorim rralle.
Duhet te dini qe kemi mundesine te vendosim edhe password (fjalekalim) ne menyre qe askush te mos mundet ti hape ato. Nese harroni fjalekalimin eshte pothuajse e pamundur qe te (hack) thyhen passwordet.
Beni klik me te djathten e miut mbi zarfin qe deshironi te arkivoni. Gjeni fjalen 7-Zip dhe ne panelin qe hapet zgjidhni opsionin Add to archive.
Nje dritare e re do hapet. Dy hapat qe duhet te ndiqni jane te thjeshte. Shikoni fotografine qe ta kuptoni.
- Shkruani fjalekalimin qe deshironi
- Konfirmojeni fjalekalimin
Pasi te shkruani fjalekalimin qe deshironi klikoni mbi butonin OK. Nje dokument i ri do krijohet ne DeskTop-in tuaj. Dokumenti ka prapashtesen 7Z.
Tani le te shikojme si te beni depaketimin e nje dokumenti me programin 7Zip.
Vendosni miun mbi dokumentin qe deshironi te depaketoni (nxirrni nga arkivi). Kemi dy opsione :
- Extract files
- Extract here
Opsioni Extract Files na jep mundesine te bejme depaketimin e dokumenteve ne nje direktori (adrese) te perzgjedhur nga ne. Nese zgjedhim Extract here, depaketimi do behet ketu ne DeskTop.