Revani tradicionale shqiptare. Duhet ta provoni. Receta gatimi.
Home » Si Behet » Receta gatimi » Revani tradicionale shqiptare. Duhet ta provoni.

Revani tradicionale shqiptare. Duhet ta provoni.

Revani tradicionale shqiptare. Duhet ta provoni.

 

Revani tradicionale shqiptare. Duhet ta provoni. Receta gatimi.

Perberesit :

  • 1 kg niseshte
  • 2 liter uje
  • 1 kg sheqer
  • 250 gr gjalp
  • 1 gote kos

Pergatitja :

Gjithe puna nis duke vene nje tenxhere ne zjarr me 2 luge uje. Sa te valoje uji hedhim tere sheqerin. E perziejme derisa te nise te shkrije dhe te nderroje ngjyre. Ne kete moment i hedhim ujin dhe e leme te zieje.

Pastaj i shtojme edhe gjalpin. E leme te shkrije dhe i ulim zjarrin. Qe te rrije ne zjarr te avashte.

Ne nje ene tjeter tresim niseshten. (Per ta tretur ate na nevojitet vetem uje i vaket). Vetem pasi te jete bere nje mase e njetrajtshme nisim dhe e hedhim ne enen qe valon uji. (Sherbeti). Duhet shume kujdes ne kete pike, sepse niseshtja trashet shpejt dhe nuk na lejon ta perziejme.

Kete gje e lehtesojme duke shtuar gjalpe. Duke e perzier dhe duke hedhur gjalp te shkrire. Pasi te shihni se nuk ka asnje topth dhe shkeputet nga luga lehtesisht, eshte gati.

Ne kete moment merrni nje tepsi. Lyejeni me gjalp, dhe shtrijeni kete mase. (Perdorni nje shpatull kuzhine per ta shtrire mire).

E lyejme tere revanine me kos persiper.  E fusim ne furre dhe e pjekim ne temperaturen 200 grade. (Duhet ta leme deri sa revania te skuqet siper (te zere kore).

Revani tradicionale shqiptare. Duhet ta provoni. Receta gatimi.

E heqim nga furra dhe e leme te ftohet. Ne momentin qe eshte ftohur e ndajme ne porcione.

{Do te ishte shume e shijshme nese hidhni fruta te thata ne te. Gjate perzierjes se mases ne tenxhere mund te hidhni edhe lajthi apo arra te grira).

Ju befte mire!