Burrat dhe gratë, ndryshimi është te shikimi. Nga Universiteti Queen Mary eshte bere ky studim. Si reagojme kur shikojme fytyrën e një të panjohuri ne PC.
Home » Studenti Online » Dega Psikologji » Burrat dhe gratë, ndryshimi është te shikimi

Burrat dhe gratë, ndryshimi është te shikimi

Burrat dhe gratë, ndryshimi është te shikimi

Studim i Universitetit Queen Mary

Burrat dhe gratë, ndryshimi është te shikimi. Nga Universiteti Queen Mary eshte bere ky studim. Si reagojme kur shikojme fytyrën e një të panjohuri ne PC.Sipas një studimi të një universiteti anglez shpjegohet sesi të dyja gjinitë shikojnë dhe analizojnë informacionet pamore në mënyra të ndryshme.

Burrat dhe gratë kanë mënyra të ndryshme të shikuari. Ky është rezultati i kërkimit të një skuadre shkencëtarësh dhe psikologësh të universitetit Queen Mary të Londrës.

 

Në këtë eksperiment morën pjesë 500 pjesëmarrës. Kërkuesit u përqendruan në veçanti në dinamikën e hulumtimit pamor që dallojnë burrat me gratë. Për kërkimin u morën në provim 500 pjesëmarrës të të dyja gjinive për një periudhë 5 javore. Eksperimenti kishte si qëllim analizimin e qasjes pamore të secilit person në momentin kur shikon fytyrën e një të panjohuri në ekranin e kompjuterit. Pjesëmarrësit bashkëbiseduan me 8 “aktorë” të ndryshëm, një lloj videocall (bisede pamore). Kjo bisede e cila zgjati gati 15 minuta. Në fund të çdo bashkëbisedimi, iu dha një pyetësor. Kjo për të kuptuar ndjesinë që kishin provuar. Gjithashtu dhe sugjerimet që shikimi i kishte krijuar atyre për karakterin e personit që kishin pasur përballë.

 

Ndryshim i shikimit – Ndryshimet janë të ndryshme. Gratë tentojnë të shikojnë më shumë pjesën e majtë të fytyrës. Ato i kushtojnë më shumë kohë dhe vëmendje eksplorimit pamor të një fytyre. Ndërsa burrat kanë një shikim më të shpejtë dhe sipërfaqësor. Në të njëjtën kohë, gratë ndikohen më shpejt nga impakti i parë i shikimit. Për këtë tentojnë të kenë më shumë paragjykime.

Edhe pse imazhet e paraqitura janë të njëjta, burrat dhe gratë kanë mënyra të ndryshme për t’i perceptuar informacionet. Mospërputhjet janë aq të dukshme saqë kërkuesit arrinin të dallonin gjininë e pjesëmarrësit vetëm duke monitoruar rrugëtimin okular me një diferencë saktësie prej 80%.

 

Qasja pamore nuk varet nga faktorë të tjerë – Sipas kryetarit të grupit të kërkuesve, Antoine Coutrot, ky studim është treguesi i parë që tregon ndryshimin në shikimin e fytyrave mes burrave dhe grave. Pjesëmarrësit ishin të 60 kombësive të ndryshme. Prandaj dhe përjashtohet fakti që tendencat e shikimit të tyre janë ndikuar nga formimi i tyre kulturor.

Gratë janë më të afta të kujtojnë detajet e fytyrave që shikojnë për herë të parë në krahasim me burrat. Kjo varet nga përqendrimi te detajet  e pasura me informacion, si sytë. Ky studim i Universitetit Queen Mary, është studimi i parë që hedh dritë mbi rrugëtimin pamor të burrave dhe grave në momentin e ballafaqimit me fytyrën e një të panjohuri.