Si te hapim nje adrese SKYPE duke u regjistruar me ane te numrit celular ?
Hapi i pare qe ne bejme te krijojme nje adrese Skype , eshte te vizitojme faqen www.skype.com. Ju duhet te keni nje adrese e-maili qe te mund te regjistroni nje adrese te re ne Skype. Nese nuk keni nje adrese e-maili atehere ndiqni hapat se si mund te hapni nje adrese te re e-maili duke klikuar KETU. Nje mundesi tjeter per te hapur nje adrese Skype eshte edhe me ane te nje numri telefoni.
Nese keni adresen e e-mailit ndiqni hapat e meposhtem :
- Vizitoni adresen www.skype.com. Ikona qe fillimisht shikoni eshte si me poshte :
2. Djathtas siper duhet te klikoni te fjala Sign in . Nje menu do te hapet poshte kesaj fjale.
3. Ju duhet te zgjidhni opsionin e trete aty ku shkruan : New to Skype? Sign up si ne foton e meposhtme.
Pasi te keni klikuar te adresa e pershkruar me lart do te ju hapet nje faqe e re ku do ju jepen dy mundesi :
- Te regjistroheni me ane te nje numri telefoni qe ju dispononi
- Te regjistroheni me ane te nje adrese e-maili
Ne rastin tone ne mund te regjistrojme adresen tone te re, vetem duke dhene nje numer telefoni.Kjo eshte menyra me e thjeshte.
Ndiqni hapat qe jane pershkruar ne foton e mesiperme. Pasi te klikoni NEXT do te kaloni ne nje tjeter faqe ku do ju duhet te regjistroni emrin dhe mbiemrin tuaj. Kur do dergoni e-mail te nje person, atij do ti shfaqet emri qe ju do shkruani ne kete rast.
Hapi i fundit i regjistrimit behet sipas fotografise se meposhtme. Kodin qe ju ka ardhur me mesazh ju duhet te shkruani ne menyre qe te perfundoni regjistrimin. Ai eshte kodi i konfirmimit nese ju jeni personi qe keni bere regjistrimin me ate numer.
Kaq ishte. E gezofshi adresen e re.
Comments are closed.