Shprehjet dhe reagimet qe karakterizojne dike qe ju mashtron. Intuita
Home » Studenti Online » Dega Psikologji » Shprehjet dhe reagimet qe karakterizojne dike qe ju mashtron.

Shprehjet dhe reagimet qe karakterizojne dike qe ju mashtron.

Shprehjet dhe reagimet qe karakterizojne dike qe ju mashtron.

 

Eshte disi e veshtire ta pranush se dikush te mashtron. E aq me shume kur e di se behet fjale per dike qe ke besim. Apo per dike qe ke shume kohe qe e njeh. Gjithsesi, ka patur shume raste kur pasi kane zbuluar mashtrimin, jane perballur edhe me kritika. Ideja qe po akuzon dike pa te drejte. Apo ndjesia qe ti po i kundervihesh dikujt qe nuk ka faj.

Nuk eshte aspak e veshtire te kuptosh dike qe te mashtron. E nese nuk ju vjen keq, e keni aq te lehte por dicka tjeter ju pengon : Deshira per te mos qene e veretete. Deshira per te vazhduar te mashtrohesh, vec te mos e humbesh dike. Por pavarsisht ketyre, dua te ju mesoj si te kuptoni dike qe ju mashtron. Pastaj eshte ne doren tuaj nese doni te vazhdoni te jeni pjese e zhgenjimit apo jo.

Po e nis me shprehjet tipike te dikujt qe dyshoni se ju mashtron :

1.  “Kjo do te thote qe”….

Frika qe do thote dicka te gabuar e ben dike te permbledhe idete. Keshtu perdor fraza permbyllese, si e si te mos flase me shume sesa duhet. Largon termat qe mund ta fundosin me shume. Ndaj edhe zgjedh te largoje biseden. Nuk e jep asnjehere pergjigjen e permbledhur. Mjafton te te corientoje dhe te mbushe mendjen me argumenta.

2. “S’ke shance te ma vertetosh kete”…..

Dmth e paska dicka qe mund te vertetohet. Nese dikush eshte i sinqerte nuk te jep kete pergjigje. Fakti qe ka dicka te dyshimte, ne kete rast e ben mashtruesin te te vere ne prove. Pervec kesaj, ve ne dyshim edhe aftesine qe ti ke per te gjetur nej te vertete. Me kete shprehje, te ben te mendosh se ai ka te drejte. Edhe pse ti ske mjaftueshem fakte per te ja plasur ne fytyre mashtrimin. Nuk eshte e drejte te mendohet se mund te kesh gabuar. Gjithmone duhet ti qosh deri ne fund supozimet qe ke.

3. “Sipas teje pse duhet ta bej kete gje”…

Dikush qe nuk e ka bere nje gje nuk ka pse te beje nje pyetje te tille. Kush eshte i qete te thote : Jo nuk e kam bere. Ndersa dikush qe nuk ka guxim te te shohe ne sy, thote : “pse duhej ta bej nje gje te tille??”

4. “Ti po me akuzon mua”…..

Vetembrojtja ekziston bindshem ne keto raste. Sigurisht qe gjithkush vetembrohet. Edhe nese ka bere dicka gabim, nuk e braktis veten e tij. Ne kete rast, me : Ti po me akuzon mua, te ben te mendosh se ska faj. Edhe ka shume raste qe ndihemi keq, se mendojme qe po gabojme. Por nuk eshte aspak e vertete. Fakti qe te shfaqet i dhimbshem nuk e ben dike te jete i pafajshem.

5. “Une e kam bere ate gje? Jo nuk me kujtohet.”

Si mund te mos mbash mend nese e ke bere apo jo dicka. Eshte shume e thjeshte! Dicka ose e ke bere ose jo. Nuk flitet per harrimin e nje sendi ne nje vend. Behet fjale te harrosh nese e ke bere dicka apo jo. Dhe ne kete rast ska shume mundesi te harrosh. Kjo menyra e harreses perdoret per dy arsye :

  • Per te larguar mendimin se mund te jete e vertete. Memoria jote te risjell faktin qe ti ke mashtruar. Edhe ti je koshient per kete gje. Thjesht e ve ne dyshim duke thene se nuk te kujtohet.
  • Por edhe te tregon se e ka bere ndoshta. Por thjesht nuk e mban mend. E meqe nuk e mban mend, detyrimisht qe e ka bere pa patur nje qellim te keq.

Shprehjet dhe reagimet qe karakterizojne dike qe ju mashtron. Intuita

Fjalet nuk dalin nga goja por nga mendja. Keshtu qe fokusohuni mire ne menyren sesi dikush flet ndaj jush. Fakti qe viktimizohen, nuk duhet te ju bejne te ndiheni keq. Perkundrazi, ne kete rast kembengulni me shume per ti dale ne fund kesaj bisede. Dyshimi qe keni ndaj dikujt nuk eshte gjithmone i sakte. Por ne te shumten e rasteve intuita nuk gabon. (Sidomos intuita e femrave).