Si te pergatis tave kosi ne menyre tradicionale.
Receta gatimi.
Perberesit :
-
500 gr mish qengji
- 700 gr kos
- 100 gr gjalpe
- 3 kokrra veze
- 20 gr oriz
- kripe
- piper
- vaj ulliri
Pergatitja :
Si fillim veme nje tenxhere ne zjarr. Ne te hedhim pak gjalpe dhe mishin e qengjit. (Te cilin e kemi prere ne kube). E skuqim mishin ne gjalpe. Dhe kur te jete skuqur mire e mbulojme me uje dhe e leme te zieje.
Ne nje tas hedhim vezet. Shtojme edhe kosin. Me nje tel kuzhine i rrahim derisa te kemi nje mase kremoze me ngjyre te verdhe.
Nderkohe qe kur te zihet mish e nxjerrim nga lengu dhe e leme menjane.
Marrim nje tave dheu qe perballon temperaturen e larte. Ne fund te saj hedhim orizin. Me pas shtojme lengun e mishit. Siper shtojme perzierjen e vezeve me kosin. I perziejme qe te gjithe perberesit te lidhen me njeri tjetrin. Shtojme edhe pak kripe ne te.
Pastja radhisim edhe kubet e mishit. Siper iu hedhim pak piper.
Keshtu i kemi gati per pjekje. Pjekra realizohet ne furre me 200 grade per 20 ose 25 minuta.
Kur tava te kete marre ngjyre ari, eshte gati. Fikeni furren dhe lereni te ftohet pak.
Ju befte mire!