
Programe per telefona Android. Si te instaloj Google Drive ne telefon. Tutoriale shqip.
Google Drive sherben per te ruajtur dokumente qe na duhen. Vendi per te ruajtur keto dokumente eshte 15GB, te cilat i kemi totalisht FALAS. Atehere le te fillojme me proceduren e instalimit te ketij aplikacioni.
Fillimisht gjeni PLAY STORE ne telefonin tuaj. Pasi ta keni hapur shkoni to kuadrati ikerkimit.
Pasi keni kerkuar per fjalen Google Drive do shfaqen rezultatet e kerkimit. Shtypni mbi fjalen Google Drive. Hapi i radhes : Shtypni mbi fjalen Google Drive. Sic e shikoni eshte FREE (Falas).
Zgjidhni opsionin INSTALL per te kaluar ne hapin e radhes.
Eshte momenti per te pranuar kushtet e perdorimit. Shtypni ACCEPT per te vazhduar.
Fillon procesi i shkarkimit te aplikacionit nga PLAY STORE. Ju duhet te keni internet ne telefonin tuaj, ose duhet te lidheni ne nje rrjet wireless.
Procesi i instalimit fillon automatikisht pasi aplikacioni te jete shkarkuar ne telefonin tuaj. Ju vetem prisni pa prekur asgje deri kur te mbaroje edhe ky proces.
Kur te mbaroje procesi i instalimit do shikojme qe opsioni per ta hapur aplikacionin e sapo instaluar shfaqet automatikisht. Opsioni tjeter eshte “UNINSTALL” dmth ta c’instaloni. Por ne nuk duam dicka te tille. Shtypim mbi fjalen OPEN qe te hapet Google Drive.
Fillon hapja e programit.
Jane disa hapa te cilet duhet ti ndjekim ne menyre qe te bejme konfigurimin e Google Drive ne telefonin tone. Fillimisht aplikacionin kontrollon per informacionin e nevojshem.
Hapi i radhes eshte te bejme regjistrimin. Duhet te regjistrohemi me nje adrese e-maili qe kemi ose duhet te hapim nje te re nese nuk kemi.
Nese nuk keni nje adrese e-maili atehere hapni nje te re duke klikuar KETU.
Per ju qe keni adresen e gatshme, shkruani e-mailin ose numrin e telefonit me te cilin jeni regjistruar. Pasi te keni plotesuar fushat e nevojshme shtypni NEXT.
Plotesoni fjalekalimin dhe shtypni NEXT per te kaluar te hapi i radhes.
Tani eshte momenti per te verifikuar adresen me ane te numrit te telefonit qe keni deklaruar kur e keni hapur si adrese. Ne numrin e celularit tuaj do ju vije nje mesazh. Shkruani kodin qe ju erdhi me mesazh te numri i telefonit, te kuadrati perkates. (Shikoni foton).
Shtypni ACCEPT per te pranuar kushtet e perdorimit.
Informacioni perpunohet dhe kontrollohet. Kaloni ne hapin tjeter duke shtypur NEXT.
Aplikacioni hapet. Tani mund te fillojme te bejme perdorimin e tij. Sikur e shikoni te MY DRIVE une kam ruajtur dokumentet e mia. Te njejten gje mund te beni edhe ju.
Ky eshte edhe nje sherbim shume i mire dhe FALAS per te gjithe ne. Keshtu ne nuk kemi nevoje qe te blejme nje Hard Disc (disku i ngurte) per te ruajtur disa materiale te cilat fare lehte mund ti ruajme ne Google Drive.