Gjerat qe beni mire ti thoni te pakten nje here.
Ju bejne te ndiheni mire!
Ne te gjithe e bejme nje gabim te madh : UA KUPTOJME VLEREN GJERAVE PASI I HUMBIM. Kuptojme sesa shume vlen dicka pasi na ik nga duar. Kuptojme sesa shume na donte qeni, pasi te ngordhe. E kuptojme se jeta eshte bosh pa nenen, pasi ajo te vdese. Na mungon dikush, pasi te largohet. Vleresojme shendetin pasi te semuremi. Te gjithe i bejme keto gabime. Me vetedije ose pa vetedije, te gjithe gabojme. Nuk e mendojme jeten si dicka te perkohshme. Fatkeqesisht mendojme se do jetojme gjate. Dhe vetem pasi te nisim humbjen e gjerave, i kuptojme sesa shume kane pasur vlere per ne.
Jane disa fjale te thjeshta qe e ndryshojne jeten tone. Nuk e bejne ate me te mire sesa e kemi, por te jeni te bindur se ju ndryshojne humorin. Lumturia nuk eshte falas per asnje. Dhe askush nuk paguan per te qene i lumtur. Jane disa gjera te vogla qe e bejne diferencen.
Gjerat qe beni mire ti thoni te pakten nje here. Ju bejne te ndiheni mire!!
“Te kuptoj” – Nuk ka gje me te rendesishme sesa te kuptosh dike. Ti thuash dikujt se ti je aty per ta mbeshtetur. Apo edhe per ta suportuar ne nje situate qe po perjeton. Te kuptoj do te thote shume me shume sesa mendoni. Ne fund te fundit te gjithe kemi nevoje qe dikush te na kuptoje.
“Te dua” – Te gjithe duam ta degjojme kete fjale. Qofte edhe nga nje mik. Nuk eshte e thene qe vetem te dashuruarit te shprehin ndjenjat. E rendesishme mbi te gjitha eshte ti thuash Te dua dikujt qe ka nevoje ta degjoje kete fjale.
“Do behet se s’ben” – Nese dicka do te ishte e pamundur, nuk do kishte ekzistuar fare. Cdo gje behet! Cdo gje mund te arrihet. Edhe nese ndiheni te zene ngusht, prap se prap thuaj Do behet se s’ben!
“Kam frike” – Te thuash se ke frike nuk do te thote gjithnje se je frikacak. Do te thote se je mjaftueshem i afte per te logjikuar sikur duhet. Te kesh frike ndonjehere te mban larg problemeve.
“Kam besim tek ty” – Te shprehesh me keto fjale do te thote shume. Pervec ndjesise se clirimit per ty, do besh dike te ndihet mrekullisht mire.
“Po nisem !” – Entuziazmi me te cilin ndermerr nje veprim do te thote shume. Kjo per arsye se puna e nisur me qef eshte gjysme e perfundur. Meso ta marresh cdo gje me pozitivitet.
“Sekreti yt eshte i sigurt me mua” – Per sa kohe e ndjen dicka me shpirt, ja vlen te kesh besim. Tek dikush duhet te besosh per aq sa te jep hapesire.
“Nuk me intereson aspak nese humb” – Asnjehere mos u frikeso nga humbja. A ka humbje me te madhe sesa te mos provosh te besh dicka.
“E kam merituar” – Mos falendero njeri per arritjet tua. Ne fund te fundit nese nuk do kishe punuar per te nuk e kishe arritur. Falendero veten! Edhe gezoju arritjeve qe ben me punen tende.
“Do ta provoj nje here” – Le te dale ku te dale. Jo gjithmone dilni te humbur ne kete rast. Gjithmone e keni nje mundesi per te fituar. Shancet jane me te medha ne kete rast sesa kur thoni : Kam frike.
“Kjo eshte vepra ime” – Edhe nese nuk eshte dicka e madhe, vleresoje punen qe ben. Ndihu krenar per gjithcka te perket ty. Vetem keshtu gjerat qe ti ke bere, do te vleresohen edhe nese nuk je me!
“Mu zhduk nga syte” – Jeta eshte e shkurter per te patur prane njerez te bezdisshem. Mos te te vije turp ti thuash te zhduket nga syte dikujt qe me te vertete e ke inat. Do lehtesohesh, me beso!
“Mund ta mesoj” – Aftesia per te mesuar, dhe deshira per te mesuar, jane baza e cdo talenti. Keshtu qe bindu se do ja dalesh!
“O Zot, sa i\e mire qe jam!” – Nese ti nuk e pelqen veten tende pse pret qe te tjeret ta bejne? Mos harro ti rrjedh nje nje rradhe e gjate njerezish te mire ne kete bote!
“A nuk eshte kjo vertete e bukur?” – Sa me shpesh te vini re boten e bukur qe ju rrethon, aq me te lumtur do te jini.
“Kjo eshte e gabuar” – Nuk ka gje me te mire, sesa ta kuptosh se po ben dicka te gabuar. E nese e kupton Bravo te qofte nese heq dore.
“E dua se s’ben” – Nese mesohesh te heqesh dore, harroje qe do marresh ate qe do. Ate qe te perket ty, do ta marre ai qe ka besim ne vetvete. Bindu se te perket dicka dhe merre!
“Jam me fat” – Mos harro te ndihesh fatlum per cfare ke. Ne bejme nje gabim, vetem kerkojme pa e vleresuar cka kemi. Ndaj ndonjehere bejme mire te ndalojme dhe te falenderojme zotin per gjithcka kemi.
“Si mund t’ju ndihmoj?” – Keshtu keni siguruar nje person me shume per ne funeralin tend. Njerezit kane nevoje per dike qe tu ofrohet per ndihme. Edhe nese nuk ja arrini ti ndihmoni te pakten u perpoqet. Me beso, edhe nese ai dikush nuk te vjen ne funeral, te pakten do te te ndjeje mungesen.
“Me fal” – Por nuk mund thjesht ta thoni. Duhet ta ndieni. Vertet ta ndieni.
“Mund te arrij me shume ne jete” – Sa me shpesh ta thoni, aq me afer suksesit do te jeni!
“Boll me”- Lodhje. Pune jashte orarit. Trishtim. Veshje te reja. Alkool pa kriter. Duhan. Boll me per gjithcka e ben jeten tende te lodhshme. Vere ti piken ne fund te fjalise.
“Faleminderit”- Askush nuk mundet te ja dale i vetem. Te gjithe kane nevoje per dike qe ti mbeshtese. Ndonjehere jeta eshte me e lehte, nese ke dike prane.