Si ti propozosh nje mashkulli. Nuk eshte jashte mode!!
Home » Studenti Online » Dega Psikologji » Si ti propozosh nje mashkulli. Nuk eshte jashte mode!!

Si ti propozosh nje mashkulli. Nuk eshte jashte mode!!

Si ti propozosh nje mashkulli. Nuk eshte jashte mode!!

 

Eshte quajtur gjithmone anormale nese nje vajze guxonte ti shprehte ndjenjat nje mashkulli. Shpesh vajzat kane mbetur zemerthyera pasi djemte perqeshnin faktin qe ato deklaronin ndjenjat. Ose me e keqja, perfundonin duke u bere objekt bisede. Gje kjo qe dukej shume qesharake ne sy te meshkujve. Megjithese shpesh vajzat jane perpjekur te gjejne  gjithmone nje menyre te duhur. Deri me sot, jane shume te rralla vajzat qe e marrin guximin. Jane te pakta vajzat qe arrijne te shprehin ndjenjat ndaj dikujt qe iu pelqen. Mbase ndikon shume edhe natyra e brishte e nje femre. Ama asnjehere nuk duhet te shtypim ndjenjat qe kemi per hader te shoqerise. Apo edhe nga sikleti qe te tjeret do te perqeshin. Ndaj po ju sugjerojme nje menyre shume te thjeshte si ti propozosh atij.

“Si ti propozosh nje mashkulli”:

 

Sigurohu per ndjenjat tuaja.

Ndonjehere bejme nje gabim, : Ngaterrojme ndjenjat. Mendojme qe duam dike qe kujdeset per ne. Ose dike qe eshte shume i sjellshem ndaj nesh. Ne kete rast kemi te bejme me ngaterrimin e simpatise dhe pelqimit. Te pelqesh dike eshte nje ndjenje shume me e madhe sesa te kesh thjesht pelqim. Ndaj duhet shume kohe te kuptosh qe me te vertete e do dike. Ndaj pike se pari : SIGUROHU QE DO.

 

Interesohu rreth statusit social qe ai ka.

Nuk eshte ne interesin tend nese ka nje te partnere ne jeten e tij. Nese e kupton qe po, atehere ke dy mundesi : Ose hiq dore, ose prit derisa te ndahet nga partneria. Nuk eshte  e drejte qe ti te shprehesh ndjenjat ndaj dikujt qe ka nje partnere. Pasi edhe refuzimin e ke te garantuar. Ne momentin qe e kupton se ai eshte beqar, atehere je gati te nisesh hapin tjeter.

 

Ofroji shoqerine tende si fillim.

Eshte bukur te nisesh gjithcka si shoqeri. Nderkohe qe mundesh ta njohesh edhe me mire se cfare tipi eshte. Mund te kuptosh deri diku se sa larg mendon te shkoje me ty. E pervec ketyre, duke e bere shok, i ofron me shume mundesi te te njohe edhe ty. Duke kaluar kohe bashke, mund edhe te filloje te ndjeje per ty. Ndaj qe eshte me mire te presesh pak, sesa ti thuash direkt. Ne kete menyre e ke edhe me te lehte qe edhe ai te njohe mire, por edhe te kete interes te te njohe me shume.

 

Pergatite veten edhe per refuzim.

Edhe pse ti do shume qe te jeni bashke, kjo nuk do te thote se edhe ai te doje. Duhet te kesh kujdes me reagimin qe ai do te beje. Mundet te jete nje JO e ftohte por edhe nje PO. Nese eshte jo, sigurisht qe do trishtohesh, madje dyfish. Se pari sepse edhe ti ke krenari, dhe nje mashkull sapo te refuzoi. Se dyti sepse ti ndjen per te dhe ai as qe e merr per baze. Ndaj duhet tepergatitesh mire si per jo edhe per po.

 

Planifikoje gjithcka.

Mos merr persiper ta takosh ate kur te jete duke kaluar nje kohe te veshtire. Nese ai ka probleme dhe eshte i stresuar, as qe do i shkoje mendja ta mendoje propozimin tend. Keshtu qe harroje qe ai do te thote PO. Ndaj mendohu mire, per te gjetur rastin e duhur. Ai duhet te jete i qete, dhe ne humor mbi te gjitha. Nderkohe qe edhe nese e ndjen veten ne ankth, mos cakto takim. Duhet qe mbi te gjitha te jesh e qete. Nese ke flutura ne stoma vazhdimish, praktikohu para pasqyres. Do te ndihmoje te clirohesh dhe te flasesh me lirshem perballe tij. Bej nje fjalim te ngjashem me ate qe do doje te flisje perballe atij. Perdor pasqyren si objekt, pasi kupton dhe si do te ndihesh perballe tij.

 

Ftoje te dilni ne takim.

Mos i kushto rendesi te vecante paraqitjes tende. Nese ben nje make up te renduar do ta kesh mendjen se si dukesh. Do ndihesh ne siklet sesi dukesh, apo se sa bukur te rrine floket. Vishu thjeshte. Qendro lirshem. Mos harro qe ke perballe dike qe mund te behet i dashuri yt. Nese kjo ndodh ai do te shohe edhe me make up edhe pa make up. Ndaj mos u streso shume sesi dukesh. Mjafton te ndihesh rehat. Ai nuk po te sheh per here te pare ne fund te fundit.

 

Zgjidh nje vend ku do te jesh rehat perballe tij.

Mos zgjidh nje vend te zhurmshem. Nese ai do ta kete te veshtire te kuptoje fjalet e tua, atehere c’rendesi ka ky takim?? Perpiqu te shkosh diku ku te jeni rehat bashke. Te uleni perballe njeri tjetrit. Dhe mbi te gjitha, mos te ndihesh ne siklet qe dikush po te sheh.

 

Gjej rastin e duhur per ti shprehur ndjenjat.

Ketij momenti, mos i bej paraprite. Vjen natyrshem dhe ne momentin e duhur. Edhe nese ti thua se do flasesh sapo te uleni, kjo nuk do te ndodhe. Momenti qe ti do te shprehesh ndjenjat vjen natyrshem. Sigurisht mos ia shprehesh ndjenjat nderkohe qe ai po flet per familjen e tij. Edhe nese ne fokus eshte dicka qe s’ka lidhje me dashurine. Kujdes edhe me menyren sesi shprehesh. Perpiqu te  jesh e lirshme dhe e drejtperdrejte. Por ki parasysh dicka, mos e bej veten te dukesh e nenshtruar.

 

Shprehi ndjenjat sic i ndjen.

Beji me dije sesa mire ndihesh me te. Beje te kuptoje qe ti vlen shume per te. Pastaj  pjesa tjeter te perket ty. Fol hapur dhe siklet.

 

Mos guxo te qash nese te thote jo!

Edhe ti ke refuzuar meshkuj te tjere. Kjo nuk do te thote se erdhi fundi i botes. Nese ai nuk te sheh si nje partnere atehere ska asgje te keqe. Me mire mos te kesh, partner dike qe nuk ndjen asgje per ty, sesa jesh me dike qe ska aspak interes per ty. Keshtu qe mos e qo neper mend te qash. NUK DUHET ASPAK TE TREGOHESH E DOBET.