Çfarë përfshin paketa e programeve MICROSOFT OFFICE 2013?
Paketat e reja të programeve Microsoft Office 2013 përfshijnë tërësinë e programeve bazë aplikative kompjuterike. Këto programe të cilat ndihmojnë në kryerjen shpejt dhe lehtë të detyrave komplekse që hasen në zyrë apo shtëpi.
Paketa e programeve Microsoft Office 2013 përfshin programet aplikative të mëposhtme:
1. Word 2013
2. Publisher 2013
3. Powerpoint 2013
4. Excel 2013
5. Access 2013
6. Outlook 2013
7. One Note 2013
8. Project 2013
9. Visio 2013
E para gjë që të bie në sy është një “look” i ri në vazhdimësi të versioneve të mëparshme dhe me disa karakteristika krejtësisht të reja që shkurtojnë shumë kohë për përdoruesin.
Office i ri gjithashtu punon me smartfon, tablet dhe në cloud. Kjo dhe nëse nuk ka Office të instaluar në PC tënd. Kështu që ju mund të merrni skedaret tuaj të rëndësishëm, s’ka rëndësi ku jeni apo cfarë po përdorni. Rëndësi ka që i gjeni shpejt dhe sapo ju nevojiten.
Nga shtepia në biznes, nga PC desktop në ëeb, Office-ve në dispoziocion mjetet për realizimin sa më cilësor të detyrave.
Me Office 2013 mund të punosh kudo, në Pc, në tablet dhe smartfon, duke krijuar dokumentat krejtësisht cilësore.
Krijimi I dokumentave në aplikacione Office të ndryshme dhe ruajtja e tyre në “cloud” krijon mundësinë e editimit dhe bashkëpunimit me stafin e ekipit tuaj në kohë reale .
Ofron këto përparësi:
- Office 2013 instalohet në llogarinë tuaj Microsoft
- Mund të shtrihet në të gjithë kompjuterat tuaj
- Ruan konfigurimet tuaja kudo ku jeni
- Ruan skedarët në OneDrive për akses të shpejtë dhe “sharing”
Çdo përdorues mund të përdorë lirshëm & GB hapësire “free” me aplikacionin
OneDrive (version I fundit I SkyDrive ). Këeshtu ju jepet mundësia të gjithë përdoruesve të bëjnë “upload” dokumenta, foto, prezantime etj. Gjithashtu dhe të këtë akses në to nga kompjuterat ose telefonat (hapësira shtesë mund të blihet).
Me aplikacionin “OneDrivedesktop apps” të instaluar në kompjuterin tuaj, dokumenat tuaja janë të vlefshme edhe offline. Aplikacioni krijon një folder në kompjuterin tuaj që automatikisht sinkronizon dokumentat ndërmjet bartësit OneDrive në cloud dhe kompjuterit tuaj. Kjo është një mënyrëe mirë që të punoni të sigurt dhe sinkron offline.
Këto dokumenta mund të aksesohen, shikohen, editohen dhe ndahen nëpërmjet pajisjeve të lidhur me internetin që ekzekutohen në një brouzer.
Të ruash dhe të ndash skedarët në cloud është sit të ruash informacionin në qiell, në re. Dhe kurdoherë që jeni online mund të këni akses në to në OneDrive ose në sajtin e organizatës suaj. Për më tepër ju mund të punoni në të njëjtin skedar njëkohësisht me kolegët tuaj.
Paketat Office 2013 mundësojnë jo vetëm ndarjen e skedarëve njëkohësisht por edhe ndarjen e takimeve të biznesit apo mbledhjeve të punës online “shared meetings”.
Të gjithë “pjesëmarrësit” në konferenca ndajnë dokumentat e krijuara ne Office 2013 edhe nëse nuk kanë program Office të instaluar.
Në vend të skedarëve të rinj të zbrazët, ju mund të zgjidhni mes një skedari të krijuar më parë ose një shablloni favorit.
Është përmirësuar së tepërmi me versionin e ri 2013 shfletimi dhe rrëshqitja në kutitë dialoguese si dhe përdorimi I komandave iSave As dhe Open.
Versioni I ri Office 2013 ka një komandë të vecuar File > Share që ka të bashkuar në një dritare të vetme të gjitha opsionet e ndarjes së skedarëve me të tjerët lehtësisht.
Versionet më të vlefshme Office Home 2013 për studentin janë:
- Office 365 Home
- “-” 365 Personal
- “-” Home & Sudent 2013
Përsa I përket biznesit, paketat Office 2013 ofrojnë versionin “Office 365 for Business”. Ky version mundëson bashkepunimin global të biznesit duke I sjellë ekipet e biznesit global në një dhomë.
Teknologjia vazhdon të hapë rrugë të reja biznesit për të bashkëpunuar, ndarë, angazhuar dhe zbuluar. Mënyra se si njerëzit po punojnë s’ka qenë ndonjëherë më dinamike. Ne jemi duke ndarë informacionin më shpejt. Po marrim feedback (opinione) më shpejt. Po kryejmë disa operacione njëkohësisht në mënyrën “multitask” (shume faqe).
Mbështetja në teknologjinë cloud e ka cuar edhe një hap më para teknologjinë si në kapacitete dhe lehtësi përdorimi duke shpërndarë eksperiencat “best” me shpejtësi globalisht.
Office 365 ofron eksperiencën më të mirë duke u dhënë përdoruesve mënyra të reja dhe të personalizuara. Kjo për të konsumuar informacionin, eksploruar dhe ndihmuar vendimmarrjen më shpejt dhe më smart. Në këtë mënyrë mund të arrihet tek konsumatorët e rinj në mënyra të reja dhe ruajtur, menaxhuar dhe analizuar të dhëna për të identifikuar mundësitë.
Përdorimi I mediave sociale zgjeron komunikimin, ndërlidhjen, bashkëpunimin dhe kontrollin e informaconit gjithashtu.
Këto programe ju lejojnë ju të lëvizni duke patur gjithmonë me vete në zyrën tuaj mobile.
Paketat Office fuqizuar nga cloud, ju krijojnë mundësinë që të përdorni aplikacionet dhe skedarët tuaj virtualisht nga kudo; PC, Mac, tablet. Por dhe gjithcka është përditësuar automatikisht “up to date”.
Microsoft office për Biznesin e Vogël:
Paketa MS Office ofron mundësinë e një pune më të shpejtë, më të mencur dhe të punuarit nga kudo. Biznesi i vogël dhe stafi i tij janë në lëvizje, gjë që kërkon që të punohet nga kudo dhe nga cdo tip pajisje lirshëm si nga kompjuteri i zyrës, tablet ose telefoni. Të gjithë llojet e dokumentave, mesazhet dhe kalendaret, skedaret share dhe mbledhjet virtual vihen në dispozicionin e biznesit në paketën Office 2013.
Mund të punosh lehësisht për marketingun e biznesit dhe të takohesh virtualisht me bashkëpunëtorët e biznesit duke përdorur versionet më të fundit të programeve aplikative.
Microsoft Office për biznesin e Mesëm:
Paketa MS Office I krijon mundësine biznesit të Mesëm që duke thjeshtuar teknologjinë të fuqizojë punën e stafit nga kudo duke pasuruar shërbimet bashkëpunuese.
Të bësh biznes sot në këtë botë “mobile” kërkon që të aksesosh mjetet dhe skedarët tuaj nga kudo nëpërmjet pajisjeve tuaja të të gjitha tipeve. Të komunikosh në kohë reale nëpërmjet Outlook-ut, të bësh dokumenta ekipore duke krijuar e rakorduar dokumenta nga telefoni, tablet apo kompjuteri desktop arrihet vetëm duke njohur mirë avantazhet që ofrojnë këto paketa sot
Bashkëpunimi është shumë I rëndësishëm sot në biznes; ekipet mund të ndërtojnë bashkë skedarët qe I ruajnë në sajtet e ekipit. Kur punohet me klientët, mund të ndash dhe rakordosh dokumenta voluminozë dhe konfidencialë nga një vendodhje e vetme online. Mbledhjet dhe takimet online nëpërmjet konferencave HD video dhe Screen sharing përshpejtojnë progresin e biznesit drejt qëllimit final.
Microsoft Ofice për Ndërmarrjen:
Paketa MS Office 2013 krijon mundësinë e një bashëpunimi të fuqishëm nëpërmjet pesë tipeve të pajisjeve të përdorura nga nje staf I konsiderueshëm. Skedarët e krijuar janë gjithmonë sipas versionit të fundit, me dizajn bashkëkohor dhe ndarja e tyre nga Brenda apo jashtë ndërmarrjes është thjështuar. Stafi lidhet me bashkëpunëtorët dhe klientët nëpërmjët takimeve virtual apo rrjeteve sociale për më shpejt.
Gjetja e dokumentave të mëparshëm është shpejtuar së tepërmi. Është sofistikuar mbrojtja e të dhënave të kompanisë dhe trajnimi hap pas hapi I stafit.
Lëvizja e ndërmarrjes drejt teknologjisë “cloud” ul shpenzimet për investime në
IT duke ruajtur privatësinë dhe kontrollin mbi dokumentat.
Le të shtjellojmë me rradhë rolin e cdo programi aplikativ të paketës MS Office 2013:
Programi Access :
Mundëson krijimin e strukturës së bazave të të dhënave, duke I plotësuar me pamje, duke shtuar dhe edituar të dhëna. E reja e Access 2013 është “Access ëeb apps” – një tip database e ndërtuar në Access që mund të përdoret dhe të ndahet me të tjerët si aplikacioni Sharepoint në një ëeb-brouzer.
Programi OneNote :
Eshtë një Rregjistëer Dixhital për mbajtjen, grumbullimin, dhe ndarjen e të gjithë llojeve të informacionit. Dizajni I ri në vend të një ndërfaqesi lejon fokusimin në idetë e reja që nevojiten të shënohen. Integrimi I plotë me cloud nënkupton lirimin e skedarëve nga harddrajveri I PC tuaj, në mënyrë që informacioni dhe shënimet e mbajtura të jenë të ruajtura dhe të kërkueshme nga çdo pajisje mobile ne OneNote; shënimet tuaja multimediale janë të ruajtura, të kërkueshme në aplikacionet “OneNote apps” dhe të aksesueshme nga cdo pajisje mobile.
Programi Visio :
Lehtëson vizatimin e skemave grafike që nga skemat e organizimit tek diagramat e rrjetit, të lidhjes së përcjellësve e deri në ëorkfloë…Program që mundëson lidhjen e formave ne diagram me të dhëna në kohë reale duke lehtësuar kuptueshmërinë e të dhënave sado komplekse. Visio 2013 lejon lidhjen e burimeve dhe të dhënave të biznesit si Excel, Access, Sq1Server ose SharePoint me forma që përditësohen direct pas ndryshimeve në burim. Shabllonet, stilet dhe temat e reja shpe të shpejtojnë vizatimin e diagramave dhe ndajnë bashkëpunimin mes antarëve të ekipit në një diagram të përbashkët virtualisht.
Programi Excel :
Eshtë një mjet jashtëzakonisht I fuqishëm për manipulimin e të dhënave masive duke mundësuargjithashtu kalkulimet e thjeshta dhe gjurmimin e informacionit. Excel I ndërtuar me një strukturë qelizore lehtëson shtimin e të dhënave, me sortimin dhe filtrimin si dhe ndërtimi I grafikëve me dizajn bashkëkohor. Excel 2013 ofrohet me një dizajn të ri që ndihmon krijimin e tabelave profesionale dhe lehtësimin e analizës së të dhënavenë vendimarrje. Shabllonet Excel bëjne formimin dhe dizajnin për ju në mënyrë që përdoruesi të fokusohet tek informacioni. Cdo informacion të mbledhur me dy hapa mund ta konvertoni në grafik ose tabelë.
Programi word :
si një program I përpunimit të fjalës, tekstit paraqitet në versionin 2013 në ndihmë të krijimit të dokumentave tekst profesionale dhe organizimit eficent të tyre. Një sërë shabllonesh të gatshme mund të bëjnë shumë për dokumentat e zyrës suaj që duhet të duken perfekt. Të bësh më shumë me dokumentat e tipit *.doc: të mund të hapësh një document PDF dhe ta redaktosh atë si një tekst të zakonshëm, të shohësh video online dhe pop-in pa u larguar nga dokumenti si dhe të përdorësh Read Mode për të parë në ekran pa turbullime.
Programi PowerPoint :
Eshtë një program prezantimi me slajde të një cështjejeqë duhet të analizohet. Versioni 2013 është më I fokusuar tek tabletat dhe pajisjet mobile, temat me varjacione të shumta që perfeksionohen lehtësisht dhe komente që mund tu pergjigjen pyetjeve kur jeni duke ndarë punën me bashkëpunëtorët e biznesit.
Programi Publisher 2013 :
Lejon krijimin e publikimeve të pasura vizualisht e profesionalisht në kohë të shkurtër që nga kartvizitat e kalendarët e zyrës deri tek katalogët e buletinëte biznesit. Verson 2013 vjen me një galeri pafund virtuale plot efekte.
Programi Outlook :
Mundëson organizimin e mesazheve, kalendarëve, kontakteve, detyrave dhe listave në një panel. Mesazhi elektronik starton një procedurë të tërë detyrash, takimesh me një sërë bashkëpunëtorësh virtualë dhe komunikimesh asinkrone të shpejta. Version 2013 ju ndihmon në fokusimin ne detyrat më të rëndësishme të biznesit.
Programi Lync :
I ndihmon bashkëpunëtorët e biznesit të lidhen nëpërmjet mesazheve sinkrone, e-mail-eve, thirrjeve audio dhe video, chat rooms-eve dhe mbledhjeve e prezantimeve online. Lync 2013 ofron një dizajn të ri që ndihmon shpejt dhe lehtë komunikimin, komentet dhe shenimet e ndara si dhe mobilitetin që ndihmon përshtatjen me ëorkfloë-n e biznesit tuaj kudo ku ndodheni.