Ushqimet qe luftojne stresin qe vjen nga puna.
Stresi eshte bere nje aleat per jeten e shume personave. Faktoret shkaktare te tij jane nga me te ndryshmit. Por per gjithcka e ka nje zgjidhje. Jane disa ushqime qe ndikojne drejtperdrejte ne reduktimin e stresit, sidomos stresit qe vjen nga puna. Mos i anashkaloni keto produkte. Mund te ndikojne ne mireqenien tuaj nese i shtoni ne dieten e perditshme.
Qumeshti.
Qumeshti perpban shume fosfolipide. Ato mund te gjurmojne hormonet qe shkaktojne stres dhe ti shuajne ato. Ndaj nese e ndjeni veten te lodhur e te merzitur, merrni nje pushim dhe pini nje gote qumesht.
Cokollata (edhe e bardha edhe e zeza).
Cokollata sidomos e zeza, ul nivelin e stresit. Eshte vertetuar se cokollata ben me mire se ilacet ne uljen e tensionit. Dhe me e mira eshte se ajo nuk krijon varesi. Nderkohe qe nuk duhet te harrojme edhe vlerat ushqyese qe cokollata na jep, plus energjite.
Vera
Nje gote vere e kuqe ne dite ndihmon ne parandalimin e depresionit, ankthit dhe stresit. Vera ka nje funksion antiradikal, antiinflamator. Gjithashtu permireson qarkullimin e gjakut dhe ul presionin e tij.
Fistiket. (Edhe te kripur).
Reduktojne presionin e larte te gjakut. Mbi te gjitha mbajne nen kontroll edhe stresin. Gjithashtu kane nje tjeter favor, pasi rregullojne kolesterolin ne gjak. Ndaj nuk eshte ide e keqe nese mbani nje pako fistike me vete qe ti hani nderkohe qe jeni ne pune.
Arrat
Tre kater arra ne mengjes do ju ndihmojne qe te keni nje dite te qete. Studime kane vene re se ata qe hanin pak arra per mengjes kishin me pak shance qe te stresoheshin gjate dites.
Laker lejla. (ose vjole)
Te gjitha frutat dhe vegjetalet ngjyre violete permbajne antokianine qe ju mbron kunder semundjeve kardiovaskulare. Permiresojne qartesine mendore, neutralizojne stresin. Dhe kane edhe nje dobi te rendesishme sic eshte parandalimi i kancerit.
Cajrat.
Edhe nese eshte vere, nje caj eshte gjithnje i nevojshme. Perdorni caj kamomili apo jargavani. Mjafton te jene te ngrohta. Por gjate diteve te nxehta, mund te pini edhe cajra te konservuar te fresket.
Kosi.
Kosi rigjeneron floren e zorreve, favorizon prodhimin e serotonines, humorit te mire. Per te perfituar vetite e tij te plota, mjaftojne 125 grame kos natyral ne dite. Nuk eshte ide e keqe nese pini nje gote ne mbremje kur te uleni per te fjetur. Perfitimet prej tij jane te shumta.