Ata qe e pelqejne vetmine kane keto karakteristika.
Po ju a jeni tip i tille?
Jane disa tipa qe kane shume deshire te jene vetem. Te mos rrine ne grupe shoqerore dhe te mos perfshihen. Kjo eshte nje zgjedhje e tyre personale. Dhe sigurisht qe respektohet.
Shpesh nje person quhet i plotesuar kur ka dike perkrah. Dike me te cilin te ndaje te miren dhe te keqen. Me ate te cilin nuk ka frike ti dale perballe rrezikut. Jane pikerisht keto gjera qe e bejne nje njeri te jete i plotesuar. Po per ata qe nuk e kane ate ‘dike’? A do te thote kjo qe jane te palumtur?
Sigurisht qe jo. Ndonjehere vetekenaqesia arrihet edhe duke qendruar vetem. Nuk eshte e thene gjithmone qe te keni prane dike per tu ndier te plotesuar. Sigurisht qe eshte nje bonus i rendesishem, ama vjen nje moment qe ke nevoje te jesh vetem. Nuk ke deshire te jesh me askend. Nuk do te flasesh me askend. Dhe gjithcka ke nevoje eshte te degjosh zerin qe del nga ti.
Nderkohe qe keta persona nuk jane te pakte. Por ata gjithashtu kane edhe disa vecori dalluese. Ja si e kuptoni nese edhe ju jeni nje tip qe ju pelqen vetmia :
Prisni me padurim fundjaven per te fjetur sa me gjate.
E pelqeni me shume nje film nese e shihni vetem.
E shijoni me shume ushqimin nderkohe qe nuk keni njerez te tjere aty.
Nuk ju duket keq, nese dilni te ktheni disa gota kokteil vetem.
Ju pelqen te niseni per udhetime vetem.
Bezdiseni nese ju duhet te ndani shtratin me dike.
Udhetimi me makine vetem duke degjuar muzike te relakson.
Nuk i kushtoni rendesi rrjeteve sociale.
Telefonin nuk e shihni si nje mjet te domosdoshem.
Nuk ju merr malli per miqte tuaj.
Nuk ju jep kenaqesi nje party deri naten vone.
Preferoni vendet e heshtura.
E adhuroni momentin kur jeni diku larg, vetem…