Cervish me mish pule dhe pete te holla. Receta gatimi tradicionale kosovare.
Home » Si Behet » Receta gatimi » Cervish me mish pule dhe pete te holla. Receta gatimi tradicionale .

Cervish me mish pule dhe pete te holla. Receta gatimi tradicionale .

Cervish me mish pule dhe pete te holla.

Receta gatimi tradicionale kosovare.

PERBERESIT :

  • 1 pule
  • 200 gr pete (peta aq te holla sa per bakllava)
  • 1 qepe
  • 15 luge gjelle miell misri
  • 200 gr gjalpe
  • piper i kuq
  • piper i zi
  • kripe

PERGATITJA :

  1. Qepen e grijme imet dhe e veme ne nje tenxhere me pak vaj. Sapo te kete nisur te marre ngjyre te kuqerremte shtojme mishin e pules. Iu hedhim piperin dhe pak kripe. I mbulojme me uje dhe i leme te zieje mishi.
  2. Ne nje tigan te thelle skuqim miellin e misrit ne gjalpe derisa te marri ngjyre te kuqeremte.
  3. E shuajme me lengun e pules te nxehte duke trazuar vazhdimisht me qellim qe te mos formohen toptha.
  4. Ne nje tave pjekim petet dhe i copetojme. Derdhim mbi to masen me miell misri. Mbi te shtojme copat e pules.
  5. E veme ne furre me 200 grade perreth 15-20  minuta (ne furre te parangrohur).
  6. Pasi te marre ngjyre nxirreni nga furra. Lereni te ftohet pak dhe sherbejeni.
Cervish me mish pule dhe pete te holla. Receta gatimi tradicionale kosovare.

Ju befte mire!