Maske natyrale qe ju ndihmon te zhdukni rrathet e zinj poshte syve. Bukuri
Home » Si Behet » Mode » Maske natyrale qe ju ndihmon te zhdukni rrathet e zinj poshte syve. Bukuri

Maske natyrale qe ju ndihmon te zhdukni rrathet e zinj poshte syve. Bukuri

Keni probleme me rrathet e zinj poshte syve?? Atehere ju sugjerojme nje maske me dy perberes natyral teper efikase.

Maske natyrale qe ju ndihmon te zhdukni rrathet e zinj poshte syve. Bukuri

Gjithcka që ju duhet është majdanozi dhe limoni.

Majdanozi është i pasur me disa lëndë ushqyese, veçanërisht me vitamina A dhe C, dhe kalcium, squfur, hekur, fosfat, magnez dhe kalium. Rregullon tenin e lëkurës dhe ndihmon në rigjenerimin e saj.

Zvogëlon inflamacionin dhe acarimin, zvogëlon skuqjen dhe e bën lëkurën të duket si e re. Përbërësi tjetër në këtë recetë është limoni, një burim i madh i vitaminës C.

Limoni është i njohur mirë për vetitë e tij. E vetmja gjë që  duhët të mbani mend është  që këtë maskë ta  aplikoni vetëm natën, pak minuta  para se të shkoni në shtrat, për shkak të vetive të  limonit. Nëse ju nuk dëshironi të përdorni lëng limoni, ju mund ta zëvendësoni atë me uthullë molle.

Përbërësit:

– 200 ml ujë (1 filxhan);

– 2 lugë gjethe  të grira;

– 1 lugë gjelle lëng limoni të shtrydhur ose uthull molle.

Udhëzime

Vendosni ujë në një tenxhere  që të valoje, ndalni zjarrin dhe shtoni gjethet e majdanozit.

Kur e vëreni se është ftohur, i shtoni limonin ose uthullën e mollës dhe përzieni mirë.

Përdoreni këtë recetë një herë në ditë, natën, pak para shtratit.

Të nesërmen, lani mirë fytyrën me sapun dhe gjatë kësaj periudhe shmangni qëndrimin në diell.

Ju mund të ruani atë në frigorifer për disa javë..

Ne kete menyre brenda nje periudhe te shkurter ju do menjanoni rrathet e zinj ne fytyre..