Njerezit e dobet, qe ju dorezohen ndjenjave, kane thene se nje femer dhe mashkull asnjehere nuk mund te jene miq. Kjo nuk eshte aspak e vertete. Nese shihni dy veye qe shoqerohen bashke jo domosdoshmerisht jane ne nje marredhenie.
Te kesh nje mik te mire, eshte shume e shendetshme per nje vajze. Sic do ishte shume mire edhe per nje mashkull te kishte nje mike femer. Cfare e flet me gjinine tjeter nuk e flet dot me gjinine tende. Ndaj duhen marre parasysh disa gjera. Ja si te keni nje mik ose mike te mire.
Vetem miq, asgje me shume :
-
Keni terheqje fizike.
Mendohet se nje mashkull asnjehere nuk e ruan shoqerine me nje femer te bukur. Ose tundimi eshte shume i madh sa shoqeria prishet. Por kjo nuk eshte aspak e vertete. Madje shume veta ju kushtojne rendesi personave te gjinise se kundert. Kjo i ben ata te ndihen shume me mire sesa me te gjinise se tyre. Sigurisht mbi te gjitha ka nje fare atraksioni fizik. Askush nuk ndihet mire duke qendruar prane dikujt qe nuk pershtaten. Ose ka raste kur ke shume simpati per nje X person vec nga paraqitja e jashtme. Dhe kjo te ben ty te kerkosh shoqeri me te. Ama se te pelqen si paraqitje nuk do te thote te keni nje lidhje. Vetem miq, asgje me shume!
-
Kalimi nga shoqeri ne marredhenie.
Jo gjithmone ndjenjat ndryshojne. Shume persona e kane ruajtur miqesine per vite te tera. Edhe nese kane lidhur jeten me njerez te tjere, ata kane vazhduar te jene miq. Por kjo nuk do te thote se nuk lindin edhe me shume ndjenja. Ne nje fare menyre duhet te shihet si dicka shume normale. Duke kaluar shume kohe me njeri tjetrin njihen teresisht. Kjo i ben te jene me te bindur se mes tyre nuk mund te kete shoqeri. Ne kete rast nuk kemi te bejme me deshiren e nje personi, por me nje bashkepunim. Meqe kane shijuar mjaftueshem shoqerine, kerkojne dicka me shume ndaj njeri tjetrit. Dhe kjo duhet resepktuar si zgjedhje e lire.
-
Thyerje e kufinjve.
Cdo femer lodhet nga bisedat brenda nje konturi. Eshte e merzitshme te flasesh vec per veshje, thonje apo floke. Eshte shume e nevojshme te shprehesh edhe per gjera te tjera. Per ndjesi qe asnjehere nuk shprehen sic duhet me miket. Te kerkosh te shuash kurizositete qe gjithashtu shoqet nuk ti shuajne. Ndaj duke patur nje mik te mire, ndikon ne nje gjendje emocionale me te shendetshme. Gjithashtu me meshkujt ndodh e njejta gje. Te gjithe meshkujt kane anen e tyre te ndjeshme, qe mos pritni ta shprehin ne shoqerine e tyre me meshkuj. Gjithkush ka nevoje per nje mike te mire qe ti degjoje.