Perberesit :
- Dy gota makarona te vogla.
- 1 kastravec
- 1 qepe
- 5-6 domate te vogla
- majdanoz te fresket
- ullinj te mbushur
- 2 veze te ziera
- vaj ulliri
- kripe
Perberesit per salcen :
- 2 luge salce kosi
- 2 luge majonez
- gjysem luge uthull
Pergatitja :
- Si fillim do ziejme makaronat vetem me uje, pak kripe, pak vaj.
- Pasi te ziejne i kullojme, i lajme me uje te ftohte dhe ju hedhim pak vaj ulliri.
- Marrim kastravecat dhe i presim ne kube jo fort te vegjel.
- Qepen e ndajme ne cerek rrathe.
- Domatet i ndajme ne gjysem.
- Vezet e ziera i ndajme ne kube.
- Te gjitha, bashke me ullinjte i shtojme tek makaronat.
- I perziejme te gjitha sebashku.
Pergatitja e salces :
- Perziejme salcen e kosit me majonezen.
- Shtojme uthullen, pak kripe dhe piper.
- Jua hedhim siper makaronave.
Ju befshin mire!