Krepa te kripura per mengjes. Receta gatimi. Kuzhina ime
Home » Si Behet » Receta gatimi » Krepa te kripura per mengjes. Receta gatimi.

Krepa te kripura per mengjes. Receta gatimi.

Krepa te kripura per mengjes. Receta gatimi. Kuzhina ime

Per pergatitjen e brumit te krepave na nevojiten :

  • nje gote uji miell
  • dy gota qumesht
  • 3 luge gjelle gjalpe
  • 3 veze fshati
  • nje maje luge pluhur vanilje
  • gjysem luge gjelle sheqer, dhe kripe se bashku

Pergatitja e krepave :

  • Si fillim punojme brumin (nese mund ta quajme keshtu).
  • Duhet qe te  na formohet nje mase e lengshme
  • Veme tiganin e krepave ne korent
  • E leme te ngohet teresisht
  • Lyejme nje leter kuzhine me gjalpe dhe e lagim tere siperfaqen e tiganit
  • Hedhim me luge nje mase me brume dhe e leme per 3 minuta
  • Pas pak minutash e kthejme peten me kujdes qe te mos e prishim.
  • Keshtu veprojme me tere pergatitjen

Krepa te kripura per mengjes. Receta gatimi. Kuzhina ime

Perberesit per mbushjen :

  • proshute 
  • djathe toste
  • djathe i bardhe
  • domate
  • kastravec
  • Salce kosi (sipas deshires)

Pergatitja e krepes :

  • Marrim krepen dhe e veme ne tigan.
  • E leme te nxehet mire
  • ne gjysmen e saj rendisim proshuten dhe djathrat
  • pasi te shkrije djathi veme edhe domatet dhe kastravecin.
  • E mbyllim peten dhe e kthejme ne anen tjeter
  • Kur ta sherbejme i veme siper salce kosi nese keni deshire.

Ju sugjerojme ti hani te ngrohte…

Ju befshin mire!