Llokume me arra te pergatitura ne shtepi. Receta gatimi.
Perberesit per llokume :
- 1 kg sheqer
- ½ liter uji
- Lengu i nje limoni
- 2 gr krem tartar (pluhur qe nxiret nga rrushi)
- 100 gr niseshte
- 200 gr arra
- Vaj lajthie
- 1 gote uji me sheqer pluhur
- 1 gote caj me niseshte
- 50 gr arre kokosi pluhur
Pergatitja :
Ne nje tenxhere hedhim 1 kg sheqer dhe gjysem litri me uje. E leme te zieje avash ne zjarrte avashte. Kur te kete valuar teresisht shtojme lengun e limonit.
Nderkohe qe zien, e heqim me luge shkumen qe nxjerr. Keshtu lengu do te trashet. (Zjarri duhet te jete i avashte).
Marrim nje filxhan caji uji dhe tresim niseshten ne te. Keshtu e hedhim avash avash ne tenxheren qe po zien.
I hedhim kremin tartar dhe vazhdojme e perziejme deri sa te behet nje mase e trashe pelteje.
Shtojme edhe arrat e copetuara mire.
Marrim nje tepsi ku me pare elyejm eme vaj lajthie dhe mbi kete hedhim masen e llokumit te pergatitur.
E leme deri sa te ftohet mire.
Mbasi eshte ftohur i hedhim siper niseshten, arren e kokosit dhe sheqerin puder.
E kthejme permbys masen e pergatitur dhe e sperkasim me te njejtet perberes.
E lyejme thiken me vajin e lajthise dhe fillojme te presim llokumet.
Lerini per 1-0-15 minuta ne qetesi dhe pastaj jane gati te konsumohen.