Barku i fryre eshte nje shqetesim qe te gjithe e hasim. Sidomos vajzat te cilat behen alarmante kur vjen puna tek paraqitja e jashtme. Imagjinoni te zgjoheni ne mengjes dhe te mos arrini te mbyllni dot zinxhirin e xhinseve. Eshte e lodhshme dhe e merzitshme. Por kjo nuk do te thote se nuk keni nje zgjidhje. Edhe per te eliminuar teresisht barkun e fryre ekzistojne disa menyra. Gjithcka varet prej sjelljeve tuaja.
Nese deshironi te shmangni barkun e fryre ndiqni keshillat e meposhtme…
Vaktet e renda duhet te menjanohen.
Kur hani shume sistemi tretes lodhet. Ndaj edhe nis te punoje me avash dhe me pak. Per pasoje ju do te fryheni ne bark dhe nuk do te jete e gjithe fryrja ushqim por edhe gazra.
Ha ngadale.
Nese hani shpejt e shpejt ne stomak do te futet shume ajer. Nese hani avash nuk do te keni hapesira te mbushura me ajer ne stomak. Per pasoje edhe nuk do te ndiheni te fryre. Sa me mire te pertypeni aq me pak do te fryheni.
Shmangni pijet me gaz.
Pijet me gaz ju bejne barkun te duket 2-3 masa me i madh. Menjanojini ne mase ato. Sidomos nese keni deshire te vishni edhe rroba sintetike. Gazrat e pijeve ju rrine ne trup deri ne disa ore pasi i keni pire.
Pertypeni ushqimin mire.
Kur e kaloni ushqimin pa e pertypur mire, sotmaku juaj do te fryhet me shume sesa kur pertypeni avash. Perpiquni qe cdo kafshate ta hani avash.