Vala e të nxehtit afrikan që ka përfshirë Mesdheun. Ditët e fundit ka detyruar autoritetet në shumë vende të lëshojnë paralajmërime për rreziqet nga temperaturat e larta.
Italianët e kanë pagëzuar si Lusiferi të nxehtin që ka shkaktuar ngritjen e alarmit të kuq në shumë qytete : përfshirë Romën, Firencen dhe Venecian në Itali.
Turistët në qytetin e përjetshëm shfrytëzuan shatërvanët e shumtë të Romës për tu freskuar. Ndërsa termometri shënoi 41 gradë celsius.
Në ishullin popullor të Sardenjës mërkuri preku 42 gradët.
Autoritetet franceze ngritën alarmin portokalli. I dyti më i lartë pasi juglindja e vendit dhe ishulli i Korsikës u prekën nga temperatura mbi 40 gradë celsius.
Shërbimet zjarrfikëse po qëndrojnë në gjendje gadishmërie. Një javë pasi flakët përfshinë pjesë të ishullit në Mesdhe.
Temperatura rekord janë shënuar gjithashtu në Spanjë, Kroaci e Portugali.
Sipas ekspertëve, situata pritet të përkeqësohet edhe më shumë javën tjetër. Kur disa rajone do të preken nga vala më e fortë e të nxehtit për këtë verë.
Autoritetet i bëjnë thirrje në veçanti të moshuarve, fëmijëve dhe personave me probleme shëndetësore të konsumojnë sa më shumë lëngje. Të qëndrojnë në shtëpi në orët e pikut. Të mbajnë veshje të holla e të qëndrojnë të freskët.