“Stephen Hawking është një yll i kthyer në kozmos”. Ky është një nga motot që rrjeti i ka vënë fizikanit të famshëm që vdiq në moshën 76-vjeçare.
Por, nga shkencëtari i jashtëzakonshëm revolucionar padiskutim që do të mbeten thëniet e tij. Të cilin e kanë bërë të famshëm në të gjithë botën.
Duke filluar nga paralajmërimi që ai kishte vënë në derën e studios së tij në Universitetin e Kembrixhit: “Mos harroni të shikoni lart te yjet, dhe jo poshtë te këmbët”.
Dhe jo vetëm kaq.
Më poshtë mund të lexoni një përzgjedhje të frazave të shprehura nga Hawking dhe që kanë frymëzuar të gjithë botën.
1 – “Përpiquni të kuptoni atë që shihni dhe pyesni veten se çfarë e bën universin të jetojë. Jini kurioz”
2 – “Pritjet e mia u reduktuan në zero kur isha 21 vjeç. Gjithçka tjetër, që atëherë, ka qenë një ‘bonus’”
3 – “Unë jam i sigurt se paaftësia ime ka të bëjë me famën time”. Njerëzit janë të hipnotizuar nga kontrasti mes aftësive të mia fizike shumë të kufizuara dhe natyrës jashtëzakonisht të gjerë të universit që studioj”.
4 – “Unë kam jetuar me perspektivën e një vdekjeje të parakohshme në moshën 49-vjeçare, nuk kam frikë nga vdekja, por unë nuk nxitem të vdes, kam kaq shumë gjëra për të bërë …”
5 – “Qëllimi im është i thjeshtë: një kuptim i plotë i universit, sepse është ashtu siç është për arsyen se ekziston”
6 – “Ne jemi thjesht një racë e përparuar e majmunëve në një planet më të vogël se një yll mesatar. Por, ne mund ta kuptojmë universin. Dhe kjo na bën shumë të veçantë”.
7 – “Unë besoj se shpjegimi më i thjeshtë është se nuk ka Zot. Askush nuk e ka krijuar universin dhe askush nuk e drejton fatin tone”.
8 – “Format primitive të inteligjencës artificiale që tashmë i kemi, kanë qenë shumë të dobishme, por besoj se zhvillimi i një inteligjence artificiale të plotë mund t’i japë fund racës njerëzore”
9 – “Jeta do të ishte tragjike nëse nuk ishte argëtuese”
10 – “Njerëzit që mburren për IQ-në e tyre janë humbës”