Buka e pashkes. Receta gatimi.
Perberesit :
- Miell 1 kg
- Kos 250 ml,
- Uje 200 ml,
- Gjalp i shkrire 100-150 ml,
- Maja nje pako,
- Veze 3 kokrra,
- Kripe 1 luge gjelle
- Sheqer nje luge caji,
- Fara susami
Pergatitja :
- Si fillim perziejme ujin me kosin.
- Ju shtojme dhe kripen me sheqerin dhe i tresim.
- Hedhim edhe majane dhe vezet.
- I perziejme qe te shperbehen teresisht.
- Pastaj hedhim gjalpin dhe e perziejme shpejt e shpejt.
- Miellin e hedhim ne site dhe e perziejme me luge.
- Kur te behet e pamundur levizja e luges e perziejme me dore.
- E punojme mire ne nje tavoline pune qe te behet e forte.
- E leme 40 minuta qe te vije.
- Pasi te jete fryre pak e veme ne tepsi te cilen e kemi lyer me vaj.
- Siper e lyejme me te kuqen e vezes dhe i hedhim farat.
- E bejme me formen qe deshirojme, ose thjeshte e shpojme gjithandej me pirun.
- Pjekja behet ne 200 grade per 40 minuta.
- Shiheni me sy derisa te jete bere e kuqe ne siperfaqe.
Ju Befte Mire!