Kisha Katolike mesjetare e Shen Premtes
(Santa Veneranda)
Kisha Katolike mesjetare e Shen Premtes (Santa Veneranda) ndodhet ne fshatin e Balldrenit (Lezhe). Eshte ndertuar ne fund shek.XIII-te. Kjo eshte edhe e vetmja Kishe e stilit arkitekturor “Romanik me harqe Gotike (Qemeri i Navates ku eshte vendosur catia, dyert dhe dritaret)”. Eshte e konservuar relativisht mire. Por edhe pse gezon statusin si Monument-Kulture i kateg.se I-re qe me dt.05.11.1984 me vendim nr.786/1, ajo vazhdon qe te mbetet jashte vemendjes se Institucioneve shteterore kompetente.
Te vetmet investime qe jane bere pergjate II-Dekadave te fundit kane konsistuar vetem ne nderrim tjegullash dhe pastrim vegjetacioni. Nderkohe, afresket e saj “Unike” po shkojne drejt degradimit te plote.
“Pikturat murale (Afresket) madheshtore qe ndodhen tek presbiteri & absida e Kishes mesjetare te Shen Premtes“.
Unikaliteti i kesaj “Kryevepre” nuk konsiston vetem ne pikepamjen stilistikore, tek cilesia e realizimit te ketij cikli pikturor, historia e zhvillimit ne faza te ndryshme (mbivendosja), teknika e punimit shume e rafinuar, menyra e kompozimit te subjekteve te trajtuara si;
- Krishti Pantokrator
- Shen Maria
- Shen Gjon Pagezori
4-Ungjilloret: Shen Marku, Shen Gjoni, Shen Mateu ,Shen Luka.
Por ciklin pikturor “Darka e fundit” mundemi qe ta konsiderojme si “Kryevepra e afreskeve dhe ikonografise Shqiptare“.
Larmia e koloriteve dhe programi i pasur ikonografik, karakteristike per periudhen klasike bizantine ku mbivendosen elemente te stilit latin (Katolik), na rezulton se pikerisht ketu, tek kjo Kishe madheshtore, ka nisur edhe revolucionarizimi i afreskeve duke aplikuar elemente te reja te huazuara nga modelet perendimore te cilat gershetohen edhe me perdorimin e germave latine te stilit gotik apo veshjet liturgjike te ritit Katolik-Roman.etj.