
Si të bëjmë një ese
Vlen per te gjithe ju studente !!!
Esetë mund të shkruhen për qëllime të ndryshme, por struktura që përdoret është e njëjtë:
Hyrja
Përmbajtja
Përfundimi
- Zgjidhni temën
Tema mund të jetë e paracaktuar. Në këtë rast ju nuk keni mundësi të zgjidhni. Juve ju duhet të mendoni për llojin e punimit që duhet të prodhoni. A duhet një vështrim i përgjithshëm apo një vështrim specifik?
Tema mund të jetë e papërcaktuar. kjo ju jep mundësinë që ju të zgjidhni vetë temën që ju intereson.
- Përcaktoni qëllimin tuaj
Gjëja e parë që ju duhet të bëni është të mendoni për qëllimin e esesë që ju duhet të shkruani. A Është qëllimi juaj të bindni njerëz për atë që po shkruani, t’u shpjegoni njerëzve një ide ose një plan tuajin, të arsyetoni a gjykoni për një çështje, apo diçka tjetër? Megjithatë tema që ju keni zgjedhur duhet të përputhet me qëllimin.
- Përgatitni një skicë të ideve tuaja
Sapo të keni përcaktuar qëllimin e esesë suaj hidhni disa ide që ju vijnë ndër mend ose që i keni skeduar nga literatura.
- Bëni një skicë të esesë
Organizoni idetë tuaja sipas një formati të caktuar.
- Shkruani hyrjen
Hyrja duhet të tërheqë vëmendjen e lexuesit dhe të japë fokusin e esesë. Prezantoni tezën tuaj dhe këndvështrimin sipas të cilit ju do të trajtoni temën.
- Shtjelloni përmbajtjen
- Shkruani përfundimin
Përfundimi është një përmbledhje e pikëpamjen suaj e paraqitur në një mënyrë tjetër nga e mësipërmja.
Paragrafët në një ese prezantojnë konceptet, evidencën dhe përfundimet.
- Shkruani paragrafë hyrës duke synuar që të jenë të qartë dhe të përcaktuar mirë.
Në mënyrë që të jetë i qartë një paragraf duhet të sigurojë informacionin e domosdoshëm për lexuesin që të kuptojë konceptin që prezantohet. Një paragraf hyrës mund të ketë këto tre pjesë: a) konceptin e prezantuar; b) përkufizimin e termave të përdorur për të shoqëruar konceptin kryesor; c) informacionin për historinë, konceptin ose origjinën e konceptit të domosdoshëm për lexuesin. këto tre pjesë mund të kombinohen në mënyra të ndryshme. Gjeni mënyrën më të thjeshtë që siguron qartësinë. Duhet që hyrja të lexohet lehtësisht.
- Krijoni paragrafët e evidencës që përmbajnë detajet për konceptet përkatëse.
Shkrimi i paragrafëve të evidencës është një procedurë më e lehtë sesa hyrja dhe përfundimet. Çelësi i një evidence të mirë nuk është formati, por përmbajtja e saj. Evidenca duhet të jetë specifike. Sigurohuni që detajet e evidencës përputhen me qëllimin dhe idenë tuaj.
- Shkruani paragrafët përmbyllës dhe ndjekur logjikën e paragrafëve të mëparshëm.
Paragrafët e mbylljes duhet t’i kujtojnë lexuesit konceptet e parashtruara në hyrje, evidencën dhe të sintetizojnë këto koncepte në një mënyrë të re.