Vellazeria shekullore Serbo Turke ne kurriz te Kombit Shqiptar dhe civilizimit Europian Janosh Huniadi
Home » Studenti Online » Dega Gjuhe-Letersi » Vellazeria shekullore Serbo-Turke ne kurriz te Kombit Shqiptar dhe civilizimit Europian

Vellazeria shekullore Serbo-Turke ne kurriz te Kombit Shqiptar dhe civilizimit Europian

Vellazeria shekullore Serbo-Turke ne kurriz te Kombit Shqiptar dhe civilizimit Europian

(vellazeria vazhdon)….

Despoti i paskrupullt serb “Đurađ Branković /Gjergj Brankoviç (1377-1456) ” i shkruan sovranit dhe dhenderrit te tij turko-mongol, “Sulltan Muradi i II-te Kodja (1404-1451).

Zot i krejt botes prej lindjes ne perendim. Perandori im!

Sidoqe jam sherbetori yt i padenje dhe nga dashuria e madhe qe kam per kuroren tende te pavdekshme, nuk e lashe Skenderbeun, armikun tend per vdekje, te kalonte ne tokat e mija. Ai kishte qellim te bashkohej me Huniadin e te te sulmonte dhe mua sherbetorin tend. Ai ma skllaveroi krejt token, mi dogji fshatrat dhe qytetet pa meshire. Per kete, o Sulltan i Madherishem, tani eshte koha te hakmerresh per mua dhe per vete. Sulmoje ti nga lindja dhe une do ta sulmoj nga veriu, qe ta shkulim kete armik nga themelet”…

Ky dokument eshte publikuar nga studiuesi kroat Andrija Kačić Miošić ne vepren:

Razgovor ugodni naroda slovinskoga.

Pjesa e cila i referohet raporteve te ngushta te Despotit serb me Sulltan Muradin e II-te. Titulli: “Jure/Đurađ Branković, Despoti i Rashkes (Serbia mesjetare) i jep ndihme sulltanit, kundër mbretit të Hungarisë”.

“Rrethanat historike te kohes-1448”.

Vojvoda i Transilvanise dhe kryetrimi “Janosh Huniadi /Hunyadi Janos/Ioan de Hunedoara (1406-1456), ne muajin shtator-1448, niset nga Transilvania (Rumani). Sapo kalon vargmalet Karpate, arrin qe te cliroje te gjithe territorin e Moldavise. Vazhdon marshimin e tij triumfal drejt jugut dhe perendimit duke larguar trupat osmane nga rajoni i Vllahise (Rumani). Gjithashtu, pergjate ketij marshimi te sukseseshem, ai mobilizon nje numer te konsiderueshem ushtaresh nga territoret e sapo cliruara. Ne krye te kesaj ushtrie prej 24.000 trupash, ai kalon lumin e Danubit duke ju drejtuar kryeqendres se Serbise “Smederevo“.

Ketu, pra nga Smederevo, “Janosh Huniadi” u kerkon ndihme sundimtareve te Krishtere ballkanike te Arberise, Serbise dhe Bosnjes. Por sic dihet Bosnja kishte kaluar nen vasalitetin e Sulltan Muradit te II-te. Despoti i paskrupullt serb “Gj.Brankoviç” ju pergjigj thirrjes se Janosh Huniadit. Por duke vendosur nje kusht te papranueshem. Ai kerkonte pozicionin e Komandantit te pergjithshem. Sipas tij Janosh Huniadi do te duhej qe te mjaftohej vetem me pozicionin e Nen Komandantit. Keshtu ai qendronte nen aureolen e oportunistit serb i cili jo vetem vuante nga deliri i madheshtise por realisht, ishte nje sherbetor dhe qen besnik i Sulltanit.

Vajza e tij Mara Branković (1416-1487) e njohur si “Sulltanesha Mejreme /Maria” apo “Mara Hatun /Despina Hatun” ishte e martuar me Sulltan Muradin e II-te Kodja. Eshte pikerisht kjo Sulltaneshe e cila pas vdekjes se te shoqit (1451) vazhdoi qe te kontribuoje pareshtur si diplomate e kasapit te Arberise, Sulltan Mehmeti i II-fatih (1432-1481).

Ajo siguronte mbeshtetjen dhe besnikerine e Klerikeve dhe Komunitetit Ortodoks. Gjithashtu, kjo anti-Shqiptare e perbetuar, ishte iniciatore dhe “personi kyç” i cili mundesoi marreveshjet e paqes qe u nenshkruan ndermjet P.Osmane dhe Republikes Veneciane. Arberit ngelen ne meshiren e fatit etj.

Me pak fjale, Krimineli serb Gjergj Brankoviç nuk ju bashkua Janosh Huniadit. Nga ana tjeter, hynjori jone GJERGJ KASTRIOTI (1405-1468) ishte i angazhuar ne nje lufte titanike ne dy fronte. Kunder Perandorise Osmane por edhe ne Luften Shqiptaro-Veneciane (1447-1448). Megjithate ai ju pergjigj pa rezerva kerkeses per ndihme nga ana e miku te tij te shtrenjte Janosh Huniadi. Si rezultat i rrethanave tejet te disfavorshme, ai nuk mund te nisej menjehere drejt Smederevos per tu bashkuar me Janosh Huniadin. Ai nuk mund te braktiste Atdheun e tij ne castet me kritike. U detyrua qe te priste deri ne nenshkrimin e marreveshjes se paqes me Republiken Veneciane.

Ky traktat u nenshkrua ne qytetin e Lezhes me dt.4-tetor-1448 (teme e gjate).

Menjehere pasi u arrit paqja me Senatin Venecian, hyjnori GJERGJ KASTRIOTI me shume ngut, mobilizoi “Garden e tij Pretoriane” dhe shume trupa te tjera ndihmese. Edhe pse ne kushte te veshtira nga konflikti qe vazhdoi me Princin famemadh “LEKA i III-te DUKAGJINI (1410-1481)”, Ushtria Arbere me 8.000-10.000 Luftetare te paepur, u nis drejt Dardanise. Atje do bashkoheshin me forcat Hungareze dhe Vllahe te Komandantit Janosh Huniadi. Pergjate ketij itinerari kaq te mundimshem, e gjithe kjo sipermarrje titanike e cila do te ravijezonte Historine e Kontinentit-Europian, u kthye ne nje deshtim fatal.

Kjo si rezultat i pengesave qe u krijuan nga krimineli serb dhe sherbetori besnik i Sulltanit, Gjergj Brankoviç.

Komandanti Janosh Huniadi, i lodhur nga pritja e gjate 2-javore ne Smederevo dhe i zhgenjyer nga tradhetia e sovraneve te Serbise dhe Bosnjes, vendosi qe te niset drejt perendimit. Keshtu ai shkurton distancen e takimit me GJERGJ KASTRIOTIN. Perballja me ushtrine osmane u vendos prane lokalitetit te nje fushe-beteje te njohur (1389), pra ne Fushe-Kosove. Ne Fushe-Kosove, u vendosen brenda pak ditesh edhe trupat e Sulltan Muratit te II-te, qe sipas autoreve te kohes, numri i tyre arrinte ne 40.000-luftetare osmane.Kjo pa llogaritur forca te tjera ndihmese (mercenare Ortodokse, bullgare, serbe dhe greke).

Koordinimi i shkelqyer ndermjet Sulltan Muratit te II-te me Despotin serb Gjergj Brankoviç beri te mundur qe Ushtria Arbere me ne krye hyjnorin GJERGJ KASTRIOTI te arrinte me shume vonese dhe te mos bashkohej kurre me forcat e Janosh Huniadit. Ne rrethanat e sapokrijuara, osmanet e nisen sulmin qe me dt.17-tetor-1448. Beteja e pergjakshme me Janosh Huniadin zgjati plot 4-dite, pra deri me dt.20-tetor-1448. Nderkohe krimineli serb Gj.Brankoviç i kishte krijuar pengesa Ushtrise Arbere.

Ajo nuk arriti qe ti bashkonte forcat me Hungarezet dhe Vllehet. GJERGJ KASTRIOTI i kishte kaluar pengesat djallezore te Gj.Brankoviçit dhe po i afrohej “Fushe-Kosoves”, tashme e kthyer ne nje liqen gjaku. Ai u perball me shume luftetare te pergjakur Hungareze qe i kishin mbijetuar kesaj kasaphane. 40.000-barbare aziatike dhe mercenaret e tyre ballkanas ishin konfrontuar trup me trup me vetem 24.000-Luftetare te Krishtere Hungareze & Vllehe.

Janosh Huniadi u terhoq drejt veriut duke lene plot 17.000 te vrare ne kete beteje katastrofale.

Por gjate procesit te terheqjes neper territorin serb, ai u kap rob nga krimineli Gjergj Brankoviç i cili e liroi vetem pasi u shperblye me plot 100.000-Florin fiorentin. Ato ishin monedha te arta (valuta e Firences) qe kishin perdorim te gjere ndemjet viteve 1252-1533. Pesha standarde e nje monedhe te tille ishte 3.5 gr flori i paster. Pra, Janosh Huniadi u la i lire vetem pasi krimineli serb Gjergj Brankoviç u shperblye me plot 350kg flori te paster.

Gjithashtu Janosh Huniadit ju imponua edhe nenshkrimi i nje marreveshje.Kjo marreveshje diktonte leshimim e disa territoreve Hungareze ne favor te Despotatit serb. Nga ana tjeter, autoret e kohes, ashtu sic e konfirmon edhe kjo leter, specifikojne detajet e procesit te plackitjeve masive. Por edhe te  shkaterrimeve dhe djegien e qyteteve apo fshatrave serbe qe ishin nen sundimin e Gjergj Brankoviçit. Kjo pasi hyjnori “GJERGJ KASTRIOTI” per tu hakmarre ndaj tradhetise se Despotit serb, disfates hungareze me osmanet, dhe sidomos pas roberimit te mikut te tij te shtrenjte Janosh Huniadi.

Ai kishte urdheruar luftetaret e tij Arber qe ta rrenonin territorin e Despotit serb duke e shkaterruar me zjarr dhe hekur. Krimineli serb Gjergj Brankoviç dhe ushtria e tij, tashme ishte braktisur nga Sulltan Muradi i II-te. Ai ishte rikthyer me ngut ne Edirne (Adrianopoje). Ndersa serbet kishin marre arratine drejt veriut te Serbise. Kjo per ti shpetuar hakmarrjes se shfrenuar te “ZOTIT te luftes“, GJERGJ KASTRIOTIT.

Nga Paulin Zefi