Për të shijuar vjeshtën pa dëme në linja dhe shëndet, mjafton të bëni zgjedhjen e duhur. Fjala vjen, frutat e vjeshtës garantojnë vitamina dhe minerale, ideale për të përballuar shkurtimin e ditës.
Për këtë, mollët janë protagonistet absolute: të pasura me fibra dhe të varfra në kalori. Mbrojnë organizmin nga rreziku i tumoreve dhe sëmundjeve kardiovaskulare. Ndërsa dardhat janë mekanizmi perfekt për të luftuar efektet negative të konsumimit të ushqimeve me natyrë shtazore. Një përqëndrim i vërtetë shëndeti: përmbajnë 85% ujë, 9% sheqer, fibra, kalium dhe vitamina.
Ç’mund të themi për rrushin? Falë përbërësve antioskidues, rezulton të ketë efekte antitumorale, antiinflamatore dhe mbrojtës i sistemit kardiovaskular.
Vjeshta është edhe sinonimi i kërpudhave, perfekte për dietën vjeshtore, falë edhe sasisë së kalorive që përmbajnë: 20 kcal për 100 gr kërpudha. Dhe për ta mbyllur, por jo me stinën e vjeshtës, nuk duhen harruar edhe fasulet dhe thjerrëzat, të cilat mund të jenë alternativat më të mira, në vend të mishit ose peshkut.
Për një vjeshtë të shëndetshme, e mira është që asnjë prej këtyre ushqimeve, të mos mungojë në përditshmërinë tonë. Por, si gjithmonë, në sasi të kontrolluara dhe të personalizuara. Pa lënë sigurisht pas dore edhe ushtrimet fizike…
Dhjetë ushqimet që na dobësojnë
Ndër produktet protagoniste të dietave me pak kalori, ka disa me fuqi detoksikuese, dhe për këtë arsye, nuk duhet të mungojnë asnjëherë në tryezën e atyre që duan të bien në peshë. Ideale, si gjithmonë, është dieta e lehtë dhe e ekuilibruar, siç është ajo mesdhetare, e cila paralajmëron se, nëse privohemi nga një grup i caktuar ushqimor, siç janë për shembull, karbohidratet, mund të dëmtojmë seriozisht shëndetin. Organizmi ka nevojë për të gjitha. E rëndësishme është të respektojmë pesë hapat kryesorë të mirëqenies së përditshme :
- të pijmë shumë ujë,
- të bëjmë ushtrime fizike dhe, mundësisht, të konsumojmë ushqime të çmuara për shëndetin, që kanë pak kalori, stimulojnë tretjen dhe ndihmojnë organizmin të mbetet “i pastër”.
1.Molla – Ndihmon tretjen. Është e pasur me kalcium, hekur, fosfor dhe kalium
2. Kivi – Burim shumë i mirë i vitaminës C dhe ndihmon në qarkullimin e gjakut. I jep dorë tretjes së mirë të ushqimit
3. Karrota – Përmirëson tretjen dhe ka efekt diuretik
4. Karçofi – Ndihmon në shkrirjen e dhjamrave
5. Kosi – Ndër vlerat e shumta ushqyese është edhe ai i ekiulibrimit të florës bakteriale të zorrëve
6. Finoku – ka pak kalori dhe ndihmon në detoksikimin e organizmit
7. Drithërat integralë – po flasim për pastat dhe bukën. Fibrat ndihmojnë funksionimin normal të tretjes dhe për më tepër, na ngopin
8. Ananasi – Ndihmon tretjen e proteinave
9. Domatja – ndihmon kundër përqendrimit të ujit
10. Portokalli – I pasur me vitamina, stimulon funksionimin e mëlçisë
Këto, nuk janë ushqime “që na dobësojnë” në kuptimin e parë të fjalës. Ama, nëse i kombinojmë siç duhet, shigjeta e peshores shkon andej nga ne dëshirojmë.