Si te pergatisim kadaif rulo me pete. Receta gatimi te thjeshta.
Perberesit per nje tave te vogel :
- 250 gr kadaif
- 200 gr arra (te grira)
- 200 gr gjalpe (te shkrire)
- 12 peta bakllavaje
Pergatitja :
Marrim 2 pete bakllavaje bashke. I hapim dhe shperndajme kadaifin ne siperfaqen e tyre. Me pas do te hedhim arrat neper to. Fillojme dhe e mbeshtjellim mire ne forme ruloje. Pasi e kemi mbeshtjelle te teren, e presim. I rreshtojme ne taven qe do ta pergatisim. Mbasi i kemi mbaruar se mbeshtjelluri u hedhim gjalpin e shkrire dhe i veme ne furre. I veme per te pjekur ne temperaturen 100 grade. Kjo temperature deri sa kadaifi te thahet. Me pas e ngrejme temperaturen ne 150 grade deri sa te skuqen. E heqim nga soba ku duhet te dali nxehtesia e madhe.
Nderkohe kemi per te pergatitur sherbetin.
Per te pergatitur sherbet duhen :
- dy gota sheqer
- tre gota uje
- nje luge caji me leng limoni te fresket
Pergatitja e sherbetit :
Hedhim gjysem gote sheqer ne tenxhere me nje luge uje. E perziejme vazhdimisht deri sa te behet kremoz me ngjyre te kuqe. Pastaj duhet te hedhim ujin ne tenxhere bashke me sheqerin tjeter. I leme ne zjarre mesatar per 30 minuta. Nderkohe qe 10 minuta para se do ta heqim nga zjarri do te hedhim lengun e limonit.
Sherbetin do tja hedhim te vaket ndersa kadaifit duhet ti kete dale ajo nxehtesia e madhe e pjekjes. Sigurisht nuk kemi pse te presim deri sa te ftohet teresisht. Ne kete moment i hidhet sherbeti. I vendosni nje tave siper ne menyre qe sherbeti te thithet mire. Sugjerohet qe te lihet te pakten 10 ore. Keshtu do marinohet ne nje fare menyre dhe do behet shume i shijshem.