Bashkëjetesë apo martesë…
Njeriut i ndodh që në rrugën e jetës së tij të marrë vendime të rëndësishme. Një nga këto vendime është edhe martesa. Martesa është bashkimi i dashurisë së dy personave për të filluar një jetë të re së bashku. Me kalimin e kohës kanë ndryshuar mjaft gjëra në këtë drejtim.
Mjaft çifte preferojnë bashkëjetesën, një stil i ri i jetës. Bashkëjetesa po e konkurron hapur martesën. Në një lidhje martesa është më e rëndësishme se bashkëjetesa.
Çiftet që zgjedhin për ta kurorëzuar dashurinë e tyre në martesa vendosin të ndajnë çdo gjë më njëri- tjetrin dhe të jetojnë së bashku. Të dy këto persona marrin përsipër detyrimet ligjore dhe përgjegjësitë e martesës, kanë të drejta dhe detyrime ndaj njëri- tjetrit që duhet t’i përmbushin.
Nevoja për të dashuruar, për të pasur fëmijë, për të ndërtuar familje të mundura nëpërmjet martesës. Në një martesë individët krijojnë familjen e tyre dhe kujdesen për fëmijët. Duke qenë të rrethuara nga dashuria e dy prindërve këto fëmijë kanë një jetë familjare më të qetë dhe të qëndrueshme. Fëmijët e lindur në një martesë automatikisht marrin mbiemrin e babait dhe trashëgojnë të mirat e tij materiale. Anëtarët e kësaj familjeje kanë një ekonomi të përbashkët dhe bashkëpunojnë me njëri- tjetrin për të plotësuar nevojat e tyre. Ato kanë një qëndrueshmëri më të madhe ekonomike.
Personat që bashkëjetojnë nuk kanë asnjë detyrim ligjor ndaj njëri- tjetrit. Në shumë raste ato nuk kanë ekonomi të përbashkët, por kujdesen për te plotësuar kushtet e nevojshme të jetesës. Nëse njëri nga personat në çift ka probleme ekonomike tjetri nuk është i detyruar ta ndihmojë, ndërsa në këtë rast martesa ka disa detyrime. Këto persona bëjnë një jetë të pavarur dhe nuk janë “të detyruar” të krijojnë familje. Ato nuk mund të kenë dhe fëmijë nga lidhjet e mëparshme. Kjo shkakton dhe trazime nga ana psikologjike. Nëse gjatë bashkëjetesës çifti gëzohet me fëmijë, ai nuk merr automatikisht mbiemrin e babait, por duhet të njihet prej tij. Duke pasur këtë liri fëmijët që jetojnë me një çift që bashkëjeton nuk karakterizohen nga qetësia dhe qëndrueshmëria familjare.
Gjithsesi dhe martesa ka anët e saj negative, siç është divorci. Zgjidhjen e martesës, divorcin, çifti mund ta bëjë vetëm në rrugë ligjore. Në këtë rast kemi ndarje të të mirave materiale dhe kujdestarisë së fëmijëve. Kurse në bashkëjetesë bëhet fjalë për ndarje.