Të ngecësh në rutinën e përditshmërisë është një grackë e lehtë. Po aq e thjeshtë është të ndihemi të palumtur, por lumturia është një zgjedhje dhe ka disa zakone që mund të na ndihmojnë të jemi më afër qëllimit tonë, pra lumturisë.
-
Ata vlerësojnë gjërat e vogla në jetë
Rutina sjell rehati dhe kjo na çon në një programim të veprimeve që bëjmë gjatë ditës. Ndaloni një moment dhe shihni përtej kornizës. Njerëzit e lumtur e dinë sa e rëndësishme është të shijosh shijen e ushqimit, të kënaqesh me bisedën e mahnitshme që sapo kishe, apo edhe të dalësh jashtë për të marrë frymë thellë në ajër të pastër.
-
Ata kryejnë aktivitet fizik
Të vendosurit të trupit në lëvizje qoftë edhe për 10 minuta çliron GABA, një neurotransmetues që e bën trurin tuaj të ndihet i relaksuar dhe mban në kontroll impulset. Njerëzit e lumtur planifikojnë stërvitje të rregullta dhe i ndjekin ato, sepse e dinë se kjo ka rëndësi të madhe për gjendjen e tyre jo vetëm fizike, por edhe emocionale.
-
Ata shpenzojnë para për njerëzit e tjerë
Tingëllon çuditshëm apo jo? Hulumtimet tregojnë se shpenzimi i parave për njerëzit e tjerë ju bën shumë më të lumtur se sa të shpenzoni për veten. Kjo është veçanërisht e vërtetë për gjërat e vogla që tregojnë përpjekje, të tilla si një libër surprizë për mikun tuaj që e dini që do i pëlqejë.
-
Ata rrethojnë veten me njerëzit e duhur
Lumturia përhapet përmes njerëzve. Të rrethosh veten me njerëz të lumtur ndërton besim dhe stimulon kreativitetin. Prania e njerëzve negativë ka efekt të kundërt. Ata duan që njerëzit të bashkohen me grupin e tyre të keqardhjes në mënyrë që ata të ndihen më mirë për veten e tyre. Mendoni për këtë në këtë mënyrë: Nëse një person po pinte duhan, a do të uleshit atje gjatë gjithë pasdites duke qenë në prani të tymit? Do të distancoheshit, dhe duhet të bëni të njëjtën gjë me njerëzit negativë.
-
Ata qëndrojnë pozitivë
Gjëra të këqija u ndodhin të gjithëve, duke përfshirë edhe njerëzit e lumtur. Në vend që të ankohen se si gjërat duhet të kishin qenë, njerëzit e lumtur reflektojnë në gjithçka për të cilën ata janë mirënjohës. Pastaj ata gjejnë zgjidhjen më të mirë në dispozicion të problemit, dhe e zbatojnë atë.
-
Ata kanë një botëkuptim të fokusuar tek rritja personale
Qëndrimet kryesore të njerëzve bien në një nga dy kategoritë: një mentalitet fiks ose një mentalitet i rritjes personale. Me një mentalitet fiks, ju besoni se jeni ky që jeni dhe ju nuk mund të ndryshoni. Kjo krijon probleme kur përballeni me sfida, sepse çdo gjë që duket të jetë më shumë se sa mund të përballoni, është e detyruar t’ju bëjë të ndiheni të pashpresë dhe të zhytur në pikëpyetje. Njerëzit me një mentalitet të rritjes personale besojnë se mund të përmirësohen me përpjekje. Kjo i bën ata më të lumtur, sepse ata i tejkalojnë ato me një mendësi të caktuar sepse i përqafojnë sfidat, duke i trajtuar ato si mundësi për të mësuar diçka të re.
Lumturia mund të jetë e vështirë për t’u mbajtur, tashmë ju e dini çfarë zakonesh të fusni në jetën tuaj për të qenë më pranë saj.