Si te perdorim Skype pa qene nevoja te kemi adrese identifikimi.
Tutoriale shqip
Shume nga ne kemi te afermit apo miqte tane qe jetojne jashte Shqiperise. Menyrat e komunikimit jane te shumta. Nje prej tyre eshte edhe aplikacioni mjaft i njohur SKYPE.
Ky aplikacion perdoret nga shumica e familjeve shqiptare, sidomos moshat e mesme. Kjo per arsye se perdorimi i tij eshte mjaft i thjeshte.
Kompania ka ofruar edhe nje opsion tjeter per ta perdorur. Nuk eshte me e nevojshme te shkarkoni SKYPE ne kompjuterin tuaj.
Ju mund ta perdorni duke hapur nje browser (shfletues si Google Chrome, Mozilla, Opera etj).
Hapi i pare qe ne bejme eshte te vizitojme faqen zyrtare te SKYPE duke klikuar KETU.
Si fillim zgjidhni opsionin Start a conversation (fillo nje bashkebisedim).
Ne dritare e re qe eshte hapur ju duhet te shkruani emrin qe deshironi te perdorni gjate bisedes. Nese flisni me nje njeri te afert, perdorni emrin tuaj sikur e keni. Por ne rast se kjo eshte thjesht nje bisede e rastesishme, atehere perdorni nje Nickname (pseudonim).
Fillon pergatitja e bisedes.
Kopjoni linkun (adresen e internetit) qe ju ofron Skype. Ate link ju do t’ia jepni personit qe deshironi te flisni me te. Mund t’ia degoni me e-mail, ose mund ti beni nje foto me telefonin tuaj. Menyra e fundit eshte ta shkruani ne mesazh dhe ta dergoni.
Per shpejtesi veprimesh klikoni ne butonin Copy Link dhe e “ngjitni” (paste) ne e-mail (nese do e dergoni me e-mail.)
Ketu e tutje ju duhet te prisni sepse veprimet e meposhtme duhet ti beje personi tjeter qe do komunikoni. Ju do rpisni ne linje deri kur te shikoni qe dikush u bashkangjit ne biseden tuaj.
Personi qe ju deshironi te komunikoni me te, pasi te marre linkun duhet ta shkruajesa ktesisht sikur ia keni derguar ju. Nese nuk eshte linku i sakte atehere nuk behet lidhja mes jush. Ai duhet te beje te njejten gje. Te hape nje browser (shfletues) dhe te shkruaje linkun te address bar.
Lejo aplikacionin te hapet duke klikuar Launch application.
Mbaroni proceduren duke klikuar Join conversation – Futuni ne bisede. Do duhet te shkruani emrin tuaj. Ose edhe pseudonimin nese behet llaf per nje bisede qe nuk deshironi te pergjohet. E permendim kete fakt sepse gjithcka ne teknologji pergjohet.
Butoni Join eshte hapi i fundit dhe gjithcka eshte gati.
Tani mund te filloni komunikimin. Adresa e krijuar eshte e vlefshme vetem per 24 ore nga momenti qe e keni krijuar. Kjo ishte menyra se si te perdorim Skype pa e instaluar, por duke perdorur nje shfletues (browser).
Lind pyetja : Perse te bej gjithe kete histori kur mundem te hap nje llogari ne Skype.
Mesoni rrugen se si te hapni nje adrese Skype duke klikuar KETU.
Si instalohet Skype ne kompjuter mesojeni KETU.