Home » Si Behet » Teknologji » Cfare eshte Ruteri (Routeri) ?

Cfare eshte Ruteri (Routeri) ?

Cfare eshte Ruteri (Routeri) ?

Ruteri eshte pajisje qe (hardware) ka program ekzekutiv (software), RAM, NVRAM, proçesor si dhe nje ose me shume nderfaqje me rrjetin. Ruterat e kushtueshem permbajne disa procesore.

Permbajne gjithashtu qarqe te integruara per aplikacionet (ASIC). Aty perdoruesit i ofrohen opsione te ndryshme si WAN , METRO , MAN dhe LAN. Ruterat me te mire ne boten e teknologjise njihen ata te kompanise CISCO.

Ruteri mundeson “drejtimin e trafikut” ne internet. Me fjale me popullore, ruteri eshte si nje polic ne kryqëzim qe ben drejtimin e trafikut. Keshtu makinat nuk kane mundesine e nje perplasjeje me njera-tjetren.

Pra, nje pakete me te dhena, përcillet nga nje ruter ne tjetrin permes IP-ve qe ekzistojne ne internetwork, deri ne momentin qe arrijne adresen perfundimtare te destinacionit.

Ruterat lidhen me dy ose me shume  nen-rrjeta (subnete). Ato jo domosdoshmerisht perkojne nje me nje me nderfaqjet fizike të ruterit. Ne fotografine me poshte ju mund te shikoni nje skeme se cili eshte funksioni i nje ruteri.

Sikurse e shikoni linja kryesore e internetit tone futet ne pajisjen e pare. Ne rastin tone uteri (Router) i cili ka nje adrese te vecante ne formatin e nje numri të rangut 192.168.1.1

Cdo pajisje qe lidhet te ky ruter do marrr nje adrese te re te rangut te ketij ruteri ku eshte lidhur, dmth 192.168.1.100 etj. Cdo pajisje qe lidhet në ruter merr IP të ndryshme nga pajisja paraardhëse. Ruteri ben menaxhimin e adresave IP.

si te bej ku ta gjej

Neper shtepite tona ne perdorim pajisje te thjeshta. Nder pajisisjet me te zakonshme qe ne shikojme jane ato te kompanise TP LINK. Ne foton me poshte eshte ruteri (routeri) me i perdorur.
tp-link si te bej ku ta gjej

Ka edhe mjaft kompani te tjera prestigjoze te cilat ofrojne pajisje ekonomike apo te shtrenjta si :

  1. D Link
  2. Tenda
  3. Lb Link
  4. Trendnet
  5. Netgear etj.

Keto jane pajisje qe i gjeni lehte ne cdo dyqan apo servis kompjuterash. Normalisht qe po te njejtat kompani ofrojne edhe Switch-et (suicet).