Si e shfaqni anen e erret sipas shenjes tuaj te zodiakut
Home » Fillimi » Si e shfaqni anen e erret sipas shenjes tuaj te zodiakut

Si e shfaqni anen e erret sipas shenjes tuaj te zodiakut

Si qenie njerëzore, ne të gjithë kemi një “të mirë” dhe një “të keqe”. Jo gjithmonë është e lehtë për të dëgjuar ose për të folur për aspekte më pak pozitive. Por njohja e tyre është e domosdoshme për te pranuar veten. Nëse jeni të interesuar të mësoni pak për anën tuaj të errët, shenja juaj e zodiakut është çelësi. Është e rëndësishme të dimë që një “anë e errët” nuk është gjithmonë e errët. Dhe ndonjëherë eshte e nevojshme te shfaqim ate ane te vetes.

Dashi

Ju mund te mos keni lidhje me nxitimin e gjërave, por ju doni ti keni gjërat të bëra. Gjithashtu ju pëlqen që gjërat të bëhen sipas menyres tuaj. Kur gjërat nuk shkojnë ashtu siç dëshirojnë, ato mund të shfaqin një rrymë mesatare të ushqyer nga zemërimi. Por një nga gjërat më të mira për ju është, jeni me të vërtetë zemërmirë. Dhe kur ju vihet ne dukje gabimi qe beni, perpiqeni ta permiresoni ate.

Demi

Demi eshte nje shenje fikse, qe do te thote qe jane mjaft te patundur. Ata janë të njohur si dema kokëfortë. Posedimi, përtacia dhe zemërimi janë manifestime të anës së errët të fiksimit tuaj. Gjithashtu ju pëlqen që zona juaj e rehatisë të mos ndryshohet. Kur diçka e kërcënon atë, ju keni një tendencë të beheni posesive dhe madje të zemëruar. Për fat të mirë, si një shenjë tokësore, Demi është gjithashtu shumë praktik. Pra, nëse ka arsye të mirë për ndryshim, ka të ngjarë që të beje ndryshime.

Binjaket

Jeni persona te dyshimte dhe te pamatur. Ju i thoni dikujt dicka dhe ne te njejten kohe, dikujt tjeter i thoni dicka komplet ndryshe. Dhe kjo nuk eshte nje gje e mire. Natyra juaj e adaptueshme e bën të lehtë për ju ta bëni kete. Por nëse njerëzit per rreth e kuptojnë, ju ndiheni te lënduar por edhe te zemëruar. Nga ana tjeter binjaket kane tendence te merren me thashetheme. Ne momentin qe binjaket kuptojne se veprimet qe ata bejne i prishin marredheniet me te tjeret, fillojne te ndryshojne sjellje.

Gaforrja

Pelqejne te shmangin konfrontimin. Megjithese duket sikur ata i harrojne dhe i varrosin gjerat, qe ju bejne te tjeret. Ne momentin e konfrontimit humori i tyre dhe shprehja e fytyres tregon komplet te kunderten. Nje ane tjeter e erret e juaja eshte se nuk i harroni gjerat lehte. Kjo ndodh sepse ju perfshiheni shum me ndjenja. Dhe ne rast ndarjeje apo zhgenjimi, duhet te perpiqeni ti lini gjerat te kalojne. Ne menyre qe te beni me te miren per veten dhe te ecni perpara.

Luani

Ju pelqen te jeni gjithmone ne qender te vemendjes. Ne shumicen e rasteve ju mund ta arrini kete pa shum sforcim. Por nese ndodh e kunderta, dhe ju nuk merrni vemendjen e duhur, atehere shfaqet ana e erret e juaja. Ju beheni te papergjegjshem dhe egoist. Silleni si te merzitur dhe te zymte, vetem qe te terhiqni vemendje. Egoja eshte gje e mire per secilin prej nesh, por nuk duhet ta lini ate tju konsumoje ju.

Virgjeresha

Jeni shum praktik dhe jua thoni gjithmone gjerat troq personave qe ju rrethojne. Ne shumicen e rasteve jeni kritikues, dhe mendoni me te keqen e mundshme te gjerave. Dhe ky lloj pesimizmi mund te vrase disponimin e atyre qe jane rreth jush, edhe pse e beni jo qellimisht. Por ne momentin qe ngeleni vetem, arrini te reflektoni dhe te ndryshoni sjellje.

Peshorja

Jeni persona shum demokratik. Edhe pse ky eshte tipar pozitiv i drejtesise, krijon veshtiresi ne kryrjen e shpejte dhe efikase te gjerave. Per fat te keq ne disa raste shkoni aq larg sa humbisni kohen e te tjerve. Gje e mire e juaja eshte se arrini te mbani balancen dhe harmonine e gjerave. Dhe gjithmone gjeni zgjidhje.

Akrepi

Keni kujtim te gjate emocional. Kjo eshte gje pozitive por edhe negative. Keshtu nese jeni lenduar ndonjehere, nuk e harroni lehte. Madje mund te prisni me jave, muaj por edhe vite qe te hakmerreni. Arrini te perdorni teknika manipuluese, vetem per te arritur rezultatin qe doni. Por nese arrini ti kontrolloni emocionet, ju mund ta shmangni kete ane te erret tuajen.

Shigjetari

Njiheni si shenje miqesore, optimiste dhe aventuriere. Por ne rastet kur dikush ju anashkalon, ju beheni depresiv. Gjithashtu shfaqni merzi , inat dhe zemerim. Luhatshmeria juaj zevendesohet nga vendosmeria per ti shkaterruar ata qe ju merzisin. Nuk i lini gjerat te kalojne lehte ,por lajmi i mire eshte se nervozoheni rralle. Jini te gatshem qe kur eshte e nevojshme te kerkoni falje.

Bricjapi

Bricjapi njihet per ambicien. Nuk deshironi qe asgje tju ndaloje nga rruga juaj. Keshtu fatkeqsisht per ju qellimi justifikon mjetin. Qe do te thote se nese dikush jua kalon , ju beni gjithcka per ta ndalur. Madje nese eshte e nevojshme ju e diskriminoni, percmoni dhe shpifni per tjetrin. Ajo cfare me te vertet ju duhet, eshte prania e personave te mire, qe te ju ndihmojne te rriteni.

Ujori

Udhehequr nga Urani planeti i prespektivave te papritura , ujori ka tendence te jetoje ne te ardhmen. Duke menduar se dine gjithcka, ata behen shpesh gjykues. Dhe ne rastin e zgjidhjes se problemeve ju mendoni se keni te gjitha zgjidhjet. Gje e cila mund te jete zhgenjyese per ata qe ju rrethojne. Gje e mire e juaja eshte se ju pelqen te punoni ne grup.

Peshqit

Ashtu si gaforrja, peshqit jane shenja me e ndjeshme e zodiakut.
Keshtu qe ne rastet kur ndiheni te lenduar apo keni probleme, tendenca juaj eshte te arratiseni. Por ndryshe nga gaforrja, ju nuk keni ste guacken qe ju mbron.Deshira juaj per tu arratisur mund tju shtyje drejt abuzimit me alkolin dhe substancat narkotike. Nuk eshte e lehte ti zgjidhni problemet, por me ndihmen e personave te duhur ju mund te gjeni zgjidhje.

Me cilen nga shenjat e horoskopit nuk duhet te krijoni kurre nje lidhje ???