Disa keshilla sesi te mos merzitemi dhe stresohemi per vogelsira. Psikologji (Manjola Baci)
Home » Studenti Online » Dega Psikologji » Disa keshilla sesi te mos merzitemi dhe stresohemi per vogelsira. Psikologji (Manjola Baci)

Disa keshilla sesi te mos merzitemi dhe stresohemi per vogelsira. Psikologji (Manjola Baci)

Arsye Për Të Mos U Mërzitur Kurrë..

Të dashuruar apo në tentativë, gjithmonë do t’a gjejmë një kleçkë për t’u mërzitur. Kjo për nga natyra e personalitetit që kemi, për t’i treguar të tjerëve/partnerit që jemi këta që jemi dhe përpiqu që të mos më mërzitesh. Që këtu prodhuam mërzitje me dyzinë, pasi nuk mund të shprehemi kështu, është si të mos vlërësosh vehten dhe mos njohësh kapacitetin që ke, që është më shumë sesa kaq.

Ne nuk mund të mbetemi të jemi këta që jemi, por që të jemi më të mirë se kaq. Por harruat vehten në fillimet e lidhjes, sa here jeni bërë urë për atë, sa herë e keni ngrënë vehten në fshehtësi me dhëmbë për nga mërzitja. Dhe prapë keni buzëqeshur kur e keni ritakuar sërish. Ah, apo do thoni naiviteteti i dashurisë bën të tilla skena. Me skenar apo pa atë, ja keni dalë. Tani ka ardhur momenti që të lini proçedurat….për një skenar tjetër….

Disa keshilla sesi te mos merzitemi dhe stresohemi per vogelsira. Psikologji (Manjola Baci)

Të evitoni zënkat në mëngjes.

Te mërzitesh që në mëngjes,është torturë dhe ushqim i dëmshëm për psikikën tonë. Për motorrin e mendimeve dhe veprimeve nga ana fizike. Përpiquni që çdo gjë të jetë e përgatitur që në darkë. Të kujdesesh për familjen, nuk është vetëm detyre, por edhe kënaqësi për t’ia kaluar sa më mirë me njeri-tjetrin. Pa u mërzitur për detaje që falin respekt dhe dashuri.

Të mos e mërzisni vehten për vogëlsirat.

Gjatë kohës që kaloni me partneren/in tuaj, shfrytëzojeni për të ndarë idetë, apo problemet që mund të keni me fëmijët apo familjarët tuaj. Kështu evitoni mundësitë për t’u kapur me njeri-tjetrin, me fjalë në mendime. : Përse ma tha këtë, ku donte të dilte me këtë. E shumë pyetje që të shkaktojnë mërzitje dhe nuk konstruktojnë komunikimin.

Të kuptojmë njeri-tjetrin kur kërkojmë hapësirë për vehten.

Një marrëdhënie i ndodh që të jetë e ngarkuar me dinamikën e përditshmërisë, me situata që sjellin konflikte, me debate. Sulme personale që thonë që nuk po ja del dot, apo nuk po tregon zotësi etj. Këto fajësime të frustrojnë dhe nuk të japin mundësi për t’u përpjekur për herë të tjera. Të përpiqemi të kuptojmë që i vetëm nuk ja del dot, apo të mos e vështirësojmë më shumë se kaq. Dhe t’i japim besim dhe kohë se gjithçka do zgjidhet, në kohë dhe momentin e duhur. Kërkohet përveshje mëngësh, dhe të respektohet nevoja për të reflektuar.

Të kalojmë kohë me vet-vehten.

Të përqëndrohemi në atë çfarë duam nga vetja dhe tek partenerja/i. Për të njohur më mirë vehten kërkojmë më pak nga tjetri, kompensimi është diçka e nevojshme që kërkohet me një natyrshmëri që nuk na mundon shumë. Ajo ç’ka vështirëson është kur kërkojmë, kur nuk kemi dhënë ende gjë.

Kur mërzitemi për gjëra që na prekin,të përpiqemi t’i japim rëndësinë e duhur, jo më të tepër seç duhet. Këtu duhet bërë diferencimi, në marrëdhënie të përpiqemi të jemi më tolerant pasi kemi vendosur të ndajmë vehten tonë më intime me të,dhe të mërzitesh është si  të mërzitesh me vehten tënde. Arsye për të mos u mërzitur gjë që e kemi ne dorë, për t’i bërë më pak të dukshmë se nga ç’janë.

Unë u shpreha për t’u mos u mërzitur kurrë, duke thënë herë pas here të mos mërzitemi duke ndëshkuar vehten dhe të tjerët.

*Gabimet janë udhëtarë me ne,që i ftojmë për të ndarë rrugën bashkë*

Punoi. Manjola Baçi MSc. Psikologe Klinike