Patate dhe berxholla ne furre.
Receta gatimi te thjeshta.
Patate dhe berxholla
Perberesit :
- 4-5 berxolla. (Per aq persona sa deshironi.)
- 5-6 kokrra patate mesatare.
- piper
- rigon
- kripe
- spec i kuq i bluar
Perberesit per salcen e berxollave :
- Dy luge mustarde
- 2-3 luge majoneze
- pak piper
- pak spec i kuq i bluar
- Ca rigon te thate
Pergatitja :
Veme nje tave me uje dhe pak kripe ne zjarr. Qerojme patatet dhe i presim ne rrathe. I veme te marrin nje vale per 4-5 minuta. Berxollat duhet te jene te shkrira. Ua japim edhe atyre nje zierje jo me shume se 3 minuta. Nxjerrim patatet nga uji. I kullojme. Marrim nje tepsi. Hedhim vaj ulliri ne te. Dhe rrjeshtojme patatet. Siper tyre vendosim edhe berxhollat. Hedhim krip, piper, specin e kuq dhe rigon. U hidhet edhe pak vaj siper. Futen ne furre me 200 grade per 35-40 minuta.
Pergatitja e salces se mishit :
Marrim nje tas dhe hedhim mustarden dhe majonezen. Perzihen mire me njera tjetren. U shtojme nje luge vaj ulliri. Perzihen mire bashke. Pastaj hedhim pak spec te kuq dhe pak piper. Do na formohet nje mase e lengshme me ngjyre te celet.
Pasi te nxjerrim nga furra patatet dhe berxollat i servirim. Sipas deshires hidhet edhe salca.