Si te instaloj Viber ne kompjuter. Tutoriale shqip falas
Ne kete tutorial do mesojme se si te instalojme viber ne kompjuter.
Kur flasim per komunikimin virtual dhe perdorim smartphones, sigurisht qe nje nder aplikacionet me te perdoruara eshte viber. Mund te mendoni se ai perdoret vetem nga celulare smartphone (celulare te koheve te fundit), por jo.
Ekziston dhe si aplikacion per kompjuter.
Ndiqni udhezimet e meposhtme te ilustruara me fotografi ne menyre qe ta keni sa me te lehte.
Fillimisht vizitojme faqen zyrtare te Viber duke klikuar ketu www.viber.com .Do hapet faqja zyrtare e aplikacionit Viber. Hapi i radhes eshte te shkoni te butoni Get Viber dhe te klikoni mbi te. Nese kompjuteri jone eshte ne windows 10 (kliko ketu) klikojme butonin Get viber.
Ne krahun e majte do filloje te behet download (te shkarkohet) aplikacioni Viber. Sa me i shpejte te jete interneti juaj aq me shpejt do te shkarkohet aplikacioni. Klikoni tek aplikacioni i shkarkuar qe te beni instalimin e tij.
Do filloje ekzekutimi (instalimi) i aplikacionit Viber. Normalisht qe do pranoni kushtet e perdorimit duke shtypur butonin install. Presim sa te perfundoje instalimi i aplikacionit.
Ne perfundim te instalimit del mesazhi “Successful”. Pra, ju sapo instaluat me sukses aplikacionin Viber.
Sapo te behet instalimi i Viber, do krijohet ikona e aplikacionit ne desktopin tuaj.
Me pas duke klikuar ne ikonen e Viber, do bejme regjistrimin e llogarise se Viber.
Ne foton e mesiperme pyetemi nese kemi te instaluar aplikacionin Viber ne aparatin celular. Normalisht qe do pergjigjemi po. Perndryshe aplikacioni Viber nuk funksionon ne kompjuter.
Kur te kemi shkruar numrin e telefonit automatikisht ne celularin tone do te hapet aplikacioni Viber. Do shikojme nje dritare skanimi per te marre Barkodin perkates te aplikacionit.
Do shikojme qe pas skanimit do hapet fotografia si me poshte :
Shtyp butonin “Open Viber” dhe cdo gje eshte gati per te perdorur aplikacionin.
Menyra e perdorimit dhe e komunikimit eshte si ne celular. Duke e pasur dhe ne kompjuter aplikacionin ju e keni me praktik dhe me te perdorshem edhe gjate kohes kur jeni larg celularit tuaj.
Na ndiqni ne Facebook : Sibehet